VLERËSIMIN QË TË JEP POETI…
E DËGJOJNË SI KËNGË…
DHE ZOGJTË E QIELLIT!
VARGJE DEDIKUAR…
MOTRËS SIME POETE BUKURIE BINJAKU!
(Vëlla e motër ndjehen, poetët e artë!)
Desha të të thur, një varg
Për ty dhe pse ndodhemi larg,
Mora çelesin e shpirtit tim,
Motrës me nota, në pentagram…
E larguar që kur, nga Atedheu
Frymon për rrënjët, nga vjen,
Perlë bukurie, për Memedheun,
Ku çdo varg, te ajo e gjen…
Por deti ngre, shpeshherë valë
Ajo me vargun e kthjellët ujvarë,
Mirësi nxjerr, me notat e shpirtit,
Siç dëshiron, çdo mërgimtar.
Mos u ndje, në siklet motra ime
S’dua të të dhuroj, vajë e lëndime,
Por unë poeti, për ty motra poete,
Vargje t’i dhuroj, thellë nga zemra.
Në vepër e vargun krijues
Bëre nëmin e ngrite hata,
Mallengjim që të brenë shpirtin,
Me pendën tuaj, ndërton kala,
“”””””””””””””””””””””””””””
HYJNOR NJË SHPIRT MIRËSI!
E lëshoj fjalën shpatë
Pa pasur frikë, ndrojtje,
Se del, nga shpirt i artë,
E drejta, si Diell ngrohje.
Padrejtësitë s’i toleroj
Se më dhëmb, ky shpirt,
Delikatësinë e përqafoj,
Në një i zë, fillim-mbarim.
Le të qajë, kur më lëndojnë
Se lotë shpirti, kanë vlerë,
Në det mirësie, ata pikojnë,
Qiell shpirti, kaltërsi përherë.
Kur zë flas, me Perëndinë
“Mos u mërzit,” Ajo më thotë,
Natës së errët, më fal dritë,
Me lotin tim, plagët mjekoj.
Ti që lëndon, plagos rëndë
Dhëmbjen tjetrit nuk e ndjen,
S’e vë veten, në vëndin tënd,
Quhet poet shpirti, që s’vret.
Dritë Zoti zbeh, me xhelozi
Prej Tij ikën larg i errësuar,
Është hyjnor, shpirti mirësi,
E shpërblen një Zot i bekuar.
Bukurie Binjaku