15.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Nëntor 2025

Eduart Veli

MË NDJEK KUDO,FËMIJËRIA IME !
Dikush,në shtigjet e jetës,më ndjek si një hije.
E ndjej ,më ndjekin kudo ,dy sy ëndërrimtarë.
Çdo ditë kur dita lind,kur drita e mëngjesit bije.
Një zë nga shpirti më flet,je bërë djalë i mbarë!
Tani jam gjysh,me nipër si yje,s’jam më djalë.
Por ky zë më flet,ti mbetesh fëmijë për mua .
Ka vite që më ndjek ky zë,këto të ëmbëla fjalë.
Si zilet e dhive që kullosja dikur, si uji në krua.
Isha me ty më thotë ,kur vuaje nga dashuria…
Isha në dasmën tënde,në e shtratin e dashurisë
Në zërin e fëmijëve,kur ti gëzoje nga lumturia.
Isha në lotët e tu,atë ditën që ike prej shtëpisë!
Ik të lutem i them,s’jam më i vogël,tani eci vetë.
Zëri prapë qesh,nga ti thotë,nuk iki asnjëherë.
Unë kam qënë me ty, që ditën që erdhe në jetë .
Tek ty do të qëndroj,do të ndjek si hije, si erë!
Je bërë poet,e di,por frymëzimin unë ta dhashë.
Në jetë,asnjëherë nga unë,stë mungoi dashuria
Unë qava bashkë me ty,kur lotët në sy ti pashë.
Unë jam vetja jote,jam shpirti yt, jam fëmijëria!
Oh,.oh ,fëmijëria ime e largët,e bukur,e vështirë.
Të kam në gjakun tim,të kam në shpirt, në sy .
Fëmijëria ime,veç ty s’të them kurrë lamtumirë.
Ne lindën në një ditë,një ditë do vdesim të dy!
L'immagine può contenere: Eduart Veli, testo
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.