14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Drita Islami

Jeta është e çuditshme andaj rritë dhe kultivon njerëz të çuditshëm! Kam punuar 30 e sa vite n’arsim si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollë të mesme. Kam përjetuar ngjarje nga më të ndryshmet, por ndonjëra të ngel në memorie që të përcjell gjat gjithë jetës, madje e merr me vete edhe në varr! Një nga këto po e rrëfej në këtë shkrim, sepse ishte një dramë, në fillim tragjike por që mbaroi me sukses. Një nxënës gjatë gjithë vitit shkollorë nuk e tha asnjë fjalë të vetme për gjitha ata mësime të ligjëruara dhe në fund sigurisht që do të shkoj në riprovim dhe po vazhdoj ashtu edhe në riprovim do të përsërit vitin. Presioni për ta kaluar vinte nga të gjitha anët, (kolegët e mi i ishin nënshtruar atij presioni dhe e kishin kaluar, ) kisha mbetur vetëm unë dhe në fund nga gjithë ai presion, u detyrova edhe unë të veproj jashtë normave edukativo – arsimore duke i caktuar nja tre mësime dhe t’i nënshtrohet provimit. Erdhi në nxënësi në riprovim, ulem para tijë, e shikoj me kurreshtje, më duket shum i zgjuar dhe i sjellshëm! I them: fillo për mësimin e parë, nxënësi nuk flet asgjë, vazhdojmë me mësimin e dytë, e njëjta gjë, nuk flet, poashtu edhe me mësimin e rradhës, njëjtë! Atëherë i drejtohem dhe i them: a më tregon se ç’është puna me ty? A nuk më do mua si mësimdhënëse, nuk e do lëndën apo egziston diçka tjetër që unë ndoshta mund edhe të të ndihmojë? Atëherë ai m’u drejtua me ata sy të gështenjtë të mbushur në lot dhe më tha: Profesoreshë, unë nuk dua të kaloj, unë dua të përsërisë vitin, dua të ngeli në klasë! Po pse i them unë?! Më thot: shkaku i babait tim! Po ç’ndodh me babain tënd? Më thot: Ai është një kumarxhi, luan bixhoz me njerëz të ndyrë, në shtëpinë tonë, malltreton mamanë time duke ju shërbyer atyre gjatë gjithë natës që ata luajnë, kurse mua më urdhëron të bëj punët që nuk më takojnë dhe kur i them unë se kam për të mësuar, ai me nervozë më urdhëronë duke më thënë: lëre ti mësimin, unë ta kalojë vitin, sepse “shokët” e kumarit i binin shpinës! Dhe sot, unë dua t’i tregojë babait tim se ai nuk mund të ma kalojë vitin, andaj unë dua të përsërisë! E prekur thellë në shpirtë, u çova në këmbë, me dhimbje ja përkëdhela flokët dhe i thash: ti je një nxënës shum i mirë, ti je një fëmijë flori, andaj unë do të kaloj ty dhe babait tënd do t’ia dërgojë “haberin” se ai vërtetë ty nuk mund të të kalojë, por ti do të bëhesh nxënës i shkëlqyeshëm falë ndërgjegjes tënde të çiltër…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.