4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Elvira Lani

 

Të gjithë kemi momente të errëta! Momente kur terri i dëshpërimit i avitet si re e zezë jetës sonë dhe atmosfera fillon e rëndohet.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur
Behet gri; Në njëfarë mënyre ndodh nje lloj eklipsi i shpirtit! Vetmia është ende një iluzion sa kohë nuk ka mbritur ende ky pështjellim shpirtëror me natën dhe me asgjënë. Por kur ndodh, dritat e qenies shuhen një e nga një; muzgu fillon e mbulon gjithçka ke dhe gjithçka do të kishe nëse fati do të të kish ndritur qyshkur… Errësira fillon e sundon realitetin tënd, deri sa muzgu të bëhet natë, dhe nata të shndrohet në makth. Ky është momenti kur e vetmja gjë që ndriçon është e vërteta se në ditën më të keqe vetmia nga iluzion shfaqet materie: e prekshme, e ftohtë, e pamëshirshme… Befas zhduken të tjerët, zhurmat dhe ngjyrat; je vetëm dhe i pafat, qielli nuk ka përmasë, mbi kokën tënde nuk ka më shenjtëri, por zi, në atmosferë nuk ka ajër, por helm, rreth teje nuk ka më vëmendje, por mallkim;…brenda teje nuk ka më dashuri, nuk ka më jetë, nuk ka më shpresë, as regëtim. Brenda, jashtë dhe rreth teje, ka heshtje dhe kobë. Asnjë tingull. Asnjë gjallesë rrotull. Asnjë frymëmarje. Asnjë pëshpërimë. Asnjë mundësi. Asnjë dorë për ndihmë. Është një shurdhëri, më e frikshme se iluzioni, më e egër se mungesa e shpresës, më e tmerrshme se vetmia. …
Ti sje gjë tjetër vec se roje e pikëllimit tënd! Dhe prapë duhet të durosh, të ngrihesh, të luftosh dhe t’i ulërasësh qiellit për t’i thënë që ti je, i vetmuar, i shkatërruar, i mjeruar, i tradhtuar, por je ende në këmbë…. dhe ende beson se dicka do të ndodhë…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.