Si ta gjej !?
Atë kujtim që më ka humbur.
Po e kërkoj gjithandej.
Asgjë nuk mund ta ndryshoj mendjen time.
Një fjalë e pakuptimtë kjo.
Them se jo.
Fjalë që kalojnë në kujtesë.
Si një relikë e vjetër e ruhajtur në vite.
Një kujtim më ka humbur.
Por gjëra të tjera marrin jetë.
Shumë mē shumë se e bukur.
Që zgjohen me rrezet e agimit.
Duke sjellë me vete ëndrra.
Të mbushura me dashuri dhe shpresë.
Kapem pas tyre thellë ,thellë.
Rend si e marë për ta gjetur…
Të gjej atë…
Kujtimin tim të humbur.
Po e kërkoj kudo.
Diku…
Në faqen e një libri të pluhurosur.
Në fletët e grisura të një ditari në harresë.
Apo…diku thellë në skutat e mendjes.
Zemra vazhdon ta kërkoj.
I humburi kujtim…
Vetëm një.
Nuk e di ku dhe kur mund ta gjej.