Sot është dita e parë pjesëmarrjes sime në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë-8-poezi;
#PeetMeNotLeake. Jam nominuar nga mikja ime e mrekullueshme poetja e vargjeve brilate dhe mikja ime e mrekullueshme
Lulezime Malaj
dhe, për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë, bashkangjitur dhe nje foton time. Poezitë në këtë maratonë do të përkthehen dhe botohen në një almanak rus. Çdo ditë do të caktoj një mik/e për të bërë të njëjtën gjë, duke vazhduar kështu stafetën e sfidës. Sot, unë jam duke ftuar në sfidën e maratonës një poet të shkëlqyer profesionist,është dajua im, profesor
Hamit Taka
!
Për të postuar poezitë e tij për tetë ditë dhe nga ana tjetër, ftoj poetë të tjerë të bashkohen në këtë maratonë.. Suksese!!
Poezia ime e parë për ditën e parë të maratonës titullohet:
..MUA,S’MË MUND DOT !
Qysh sa linda jam ndeshur me ty ,moj koha ime përherë!
Të munda se linda në ditën e Ekuinoksit të parë në pranverë.
U përlesha me ty qysh i vogël,që kur isha ende fëmi i parritur.
Maleve të fshatit tim,mijëra herë,pas bagëtive u jam ngjitur!
Kur fare pak bukë kishim më dollapin e vjetër,ty prapë, s’ta pata frikën.
Tek”Lëmi i madh në Kurunë,me barkun bosh,ne lozëm”Taratitën”!
Në shkollën e fshatit tim,u përlesha me ty, s’më mbajte dot në hije.
Më opinga të çara e pantallona të arnuara,isha përherë në krye!
Eh,sa u përlesha me ty në rini,shpirti im e di,e zemra që i ka shkruar.
Këngën dhe poezinë pata aleat,përjetësisht me to,i dashuruar!
Dhe prapë më ndoqe në rrugët e jetës ,kudo në çdo qoshe e sokak!
U munda gjatë me ty, gishtërinjtë dhe fytyra më janë bërë me gjak!
Asnjëherë s’më munde dot,moj kohë, e ske për të më mundur kurrë!
S’më munde fëmijë e në rini,s’do më mundësh dot ,tani që jam burrë!
E di të ka mbetur peng,që dot s’më munde dhe prapë më fton,në dyluftim.
Por prapë do të mund,se gjithë botën kam futur
në zemrën e shpirtin tim!
Më flasin çdo ditë rrugët e qytetit,malet, fushat
e fshatit,më çojnë selam.
Ti je krejt e vetme,si hije ogurzezë,bir i thjeshtë
i Shalësit jam!
Nuk jam jam mësuar të jem në ring,nuk jam mësuar të më duartrokasin.
Gladiator i vargjeve të thjeshta jam unë ,vargjet e rrugët e jetës më thërrasin !