Sa i lumtur ndihem kur përpara në tavolinën e punës lexoj e shfletoj krijime të shumë autoreve dhe autorëve.Të botosh,të publikosh dhe të inkurajosh elementet e reja është kënaqësi e veçantë për mua si Gjin,pavarësisht ndonjë kritike nga miqtë e mi, të cilët i përshëndes dhe i përgëzoj për çdo vërejtje apo sugjerim.Arti i të shkruarit është sa dhunti po aq edhe shkollim,po sidoqoftë për botuesit është kënaqësi çdo publikim që bën. Kësaj here u ndala në qytetin bregdetar të Sarandës,sa miq e mikesha krijuesë të vlerave kam në këtë qytet përrallor për nga bukuria natyrore. Në këtë publikim u ndala te një shkrimtare dhe poete që duhet marrë si shembull e kjo është:
Marjeta SHATRO RRAPAJ është një shkrimtare bashkëkohore nga Saranda.
Gjin Musa,gazetar dhe botues
Marjeta Shatro Rrapaj
Marjeta SHATRO RRAPAJ është një shkrimtare bashkëkohore nga Saranda.
Poezia ka qenë një pjesë e pandashme e jetës së saj, një pasion që do të kurorëzohej me shumë botime në gazeta,revista të ndryshme periodike dhe antologji letrare të huaja. Ajo është autore e tetë librave me poezi: “Në detin e syve të mi” në shqip, “Shtegtim me muzgun “në shqip,” Të jesh gjithnjë buzëqeshje e Zotit “në anglisht,” Nerthus “në gjuhën frënge dhe shqipe,” Hestia “në frëngjisht,” Vesta “në anglisht dhe spanjisht,” Larg iluzioneve “në pesë gjuhë :shqip, anglisht, frëngjisht , gjermanisht dhe italisht,”Marevita” në shqip.Ajo është shfaqur në rrugën e poezisë me pjekuri artistike. Ajo ka shkruar në prozë: “Regëtima pulëbardhash”.
Ka përkthyer në shqip 50 autorë të huaj në Antologjinë “Espalier me erën” .
Ka përkthyer nga frëngjishtja librin e një poeti algjerian: “Poezi nga Abdelghani Rahmani” . Vjen në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe punjabi) me një poet indian Jernail Singh Anand në Antologjinë : “Melodi poetike” .
Librat e saj gjenden online në kompanitë botërore” AMAZON” dhe “LULU”.
Ajo është një poliglote.
Ka 35 video-poezi në You tube me recitime nga vetë ajo dhe autorë të huaj.
Marjeta Shatro Rrapaj

Në detin
e syve të mi
Poezi
MILOSAO, 2016
2
Autori: MARJETA SHATRO RRAPAJ
Titulli: NË DETIN E SYVE TË MI
Redaktor : Agron ShELE
Korrektore Letrare : Hasije SELISHTA KRYEZIU
Kopertina: Irina HYSI
COPYRIGHT Marjeta Shatro Rrapaj
ISBN 978-9928-225-07-8
Shtypur në shtypshkronjën MILOSAO, SARANDË, 2016
Rruga “Skanderbeg”Tel & Fax: 0852 2964 Mobile: 0692071360
E mail: agimmato@yahoo.it
3
Fryma poetike, si valëzim
dhe trazim i detit të shpirtit
Vëllimi poetik “ Në detin e syve të mi“ është libri
i parë i autores Marjeta- Shatro Rrapaj që troket në portën
e madhe të librit shqip dhe që në fillim kjo krijuese
kërkon të depërtojë në këtë aureolë me autentitet të plotë,
me zërin e saj individual, me prurjet dhe gjetjet e befta
poetike duke krijuar stilin dhe kreaturën e vet letrare.
Lakonizmi i vargjeve dhe tematika e gjerë krijojnë
hapësirën e duhur të një vepre të mirfilltë, ku përbrenda
saj ndesh të gjithë elementët e duhur poetikë; metaforikën, kadencën e fjalës, simbolikën e përdorur, metafizikën dhe për më tepër elokuencën dhe estetikën.
Varjimi i ideve të hedhura është më tepër se një përshfaqje midis ngjyrimeve jetë të natyralizuara në telajon e
hapur, është një valëzim dallgësh që trazon dhe detraton
shpirtin, është një vizion që zotëron dhe udhëheq
botëkuptimin dhe për më tepër është një ide e kristalizuar që performon filozofinë mendim! Ky vëllim poetik
shtrihet në disa plane, por ajo që mbizotëron më së
shumti është lirika e saj, një lirizëm i lidhur dhe unisuar
me ngjyrën e stinëve, diku me pranverën që harbon në
kulmin e lulëzimit dhe diku me vjeshtën që dorëzon
4
peng gjethet e fundit, me vallëzimin e dallgëve mbi det,
në atë det që autorja e ka pranë dhe e mbart gjithmonë
me vete, me lotët e kohës që stërgjatin gjymtyrët dhimbje
dhe prekin tokën e amshuar, me mbrëmjet e ardhura pas
muzgje perëndimesh dhe yjet e feksur në qiej dhe për çdo
agim rilind të nesërmen ditë, plot shpresë dhe ngathënjim. Në poezitë: Mëri e heshtur perëndish, Në të tjera
rrugëtime, Frymë poetike, Tinguj, Dashuri, etj, ndeshesh
me përtejndjesi të shprehura dhe fluiditet që shkon përtej
delikatesës njerëzore, prelude këto që ngrejnë fjalën në
poltronin më të lartë të perëndive, si në hyjnizim dhe
lajmotiv të frymës së shenjtëruar të një shpirti që drithëron dhe magjeps me madhështinë e kuptimeve.
Vargje të tilla si:
O det i thellë blu…!
“Gjurmë valësh shkumëzon tallaze
oshëtima dhimbje përcjell bregut bardhë
e në paqe dergjesh ti,
sa herë falemi pranë teje.”
Këto vargje flasin vetë për konfiguracionin dhe
ideimet e poetes në raport me simbolikën e detit, e cila
sikurse poeti i madh Dante Maffia, krijon dhe gjen përbrenda këtij masiviteti, mistizmin, dhimbjen, trazimet,
muzikalitetin dhe vetë paqen.
Poezia e Marjetës ka timbrin dhe filozofinë
mendim, ka muzikalitetin dhe ëmbëlsinë fjalë, ka
bukurinë dhe dritëhijet e saj, të cilat në paratezë me
shtjellimin e subjektit poetik në përmbyllje relizon përthyerjet, pse jo dhe përmbysjen e madhe të gjithë ideimit
fillestar. Edhe koncepti saj derivon përbrenda shumë
5
rrymave letrare, por kulmimet prekin herë hermetiken
dhe herë surrealen, dy forma këto që rritin ndjeshëm
fuqinë shprehëse dhe e bëjnë artin e saj më grishës e
tëheqës për lexuesin. Analitika e plotë e këtij vëllimi
kapërcen kornizat e një parateksti përnjohës, por qëllimi
është që në këtë parathënie të jepet ideja kryesore dhe
përnjohja me vlerat reale, përmbajtjen dhe mesazhin e
përcjellur.
Përbrenda thjeshtësisë fjalë ngrihet ajo kurbë e
fuqi e lartë shpirtërore, që derivon frymë të lartë krijuese,
përgjegjësi në luajalitetin e përzgjedhjes fjalë dhe për më
tepër çiltërsi përjetimesh e meditimi.
“Në detin e syve të mi” i autores Marjeta Shatro
Rrapaj vjen në poezinë shqipe, si një vëllim poetik që
hedh dritëhije të reja dhe i shton telajos së madhe të
letërsisë shqiptare edhe një ngjyrim më tepër, ngjyrën e
pendës dhe autentizmit të vetw krijues.
Agron SHELE..