Landa Molishti Pakategori 15 Dhjetor 2020 Updated: 15 Dhjetor 2020 Nga Gjin Musa Baba i dashur! Sot është dita jote! Është emri yt! Shumë vështirë qënka të shkruaj për ty baba, ashtu siç është e vështirë të pajtohem me mungesën tënde. Mungesa jote është zbrasti që nuk plotësohet kurrë, ndëra kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë. Atdhetarizmi, patriotizmi,besnikëria, bujarizmi, fisnikëria, ishte dhe do të jetë udhërrëfyesi ynë! Përgjithmon në zemrat tona! SOT ËSHTË DITA JOTE! (Poemë elegjiake, kushtuar babit tim të paharruar) Sot me rastin e emrit! I shtrenjti im baba! Përjetë, i paharruar! Sot, është emri yt! Kurrë i perënduar! Është edhe dita jonë, Ty në botën e amshuar! Sot, më duket më erdhe,po më përqafon!… Vajza jote e dashur, Kurrë nuk të harron! Babai im i dashur, i sprovuar në stuhi. O sa shumë, duheshim ne të dy. Na mësove, të duam atdheun Të jemi të pathyeshëm kurdoherë, Jo vetëm me fjalë…. Por, me devotshmëri! Do të kujtoj , sa të jem gjallë, O bir i denjë, trim i malësisë, Me yllin e kuq krenar, Që e kishe në ballë, Për Luftën Çlirimtare, Me plagët kulluese në trup, Breznitë, do t’i shndrit, kurdoherë,dielli i lirisë. Shekujve do t’i ngrohë Zemrat e rinisë! Ty, nderin, ia rrite Shqipërisë! Moj hënë e dashur, Që botën e ndriçon, Si nënë e mirë, a po më dëfton?! Shpirti i babait, a po më ndjen?! Me sytë e tij, a po më vështron?! O baba! Pa ty, më duket jeta pelin, Ndihem fort e vetmuar, Prej kohësh, ty baba, Me vëllezërit- shokë ëngjëj , Prej vitesh je bashkuar, Ty, tani nuk të kam pranë. Ah! Zemra ime në thellësi të shpirtit, kurdoherë të mbanë! Je në shpirtin tim, Në ëndërr, më vjen papritur, Pa ty kjo botë, më duket e zbrazët, krejt pa kuptim. Ah sa keq! kur zgjohem, sikur jam rrënuar… Jam, si mos më keq, Jam e tronditur!…. Sytë e mi njomen, duke lotuar Për ty vuajtja, gjithnjë, vjen duke u shtuar. Në mëndjen time, je i skalitur hero! Kujtimet më të bukura, të paharruara, i ruaj në zemrën time i shtrenjti baba. 14.12.2020 Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookXPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit AktualitetVERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALIGjin Musa - 20 Shtator 20251AktualitetPregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025Gjin Musa - 8 Shtator 20250AktualitetNga: Ndue DedajGjin Musa - 28 Korrik 20250KrijimeAutore Katerina Tereziu LigejaGjin Musa - 28 Korrik 20250KrijimeMurtez AsllaniGjin Musa - 28 Korrik 20250 Aktualitet VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Aktualitet Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Aktualitet Nga: Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Krijime Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Krijime Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Lajme relevante Aktualitet VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Aktualitet Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Aktualitet Nga: Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Krijime Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.