30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025
POPULLSIA E SHQIPËRIS PAKËSOHET,
POPULLSIA E BOTËS SHTOHET
1
Ka ndodhur shpesh,
Në historinë e kombit tonë,
Që Paria,
E ka patur mëndjen tek pasuria,
Që vjen nga vjedhja e Tradhëtia.
2
E shpëtimi i mundshëm,
Ka ardhur nga vegjëlia, në pasuri.
Dhe nga ata që dhanë jetën pasurinë,
Për të mbrojtur e ndërtuar Shqipërinë.
3
Po sot; Shqipëri,
Më thuaj,
Si je?
4
I janë
Zënë sytë.
Atij që nuk e sheh.
5
Të gjithë e shohin
Por dora s’ka jep.
Diktatura e kriminelëve
Nga trojet po i ndjek.
6
Diktatura e popullit
U tretë, bashkë me atë.
Që hajdutët e kriminelët,
I shënonte e i edukonte një nga një.
7
E, Vaso Pasha me Fan Nolin
po na flet:
Forcë e madhe demokracia.
Me votën e lirë vjenë mirësia.
8
Vegjëlia Shqipëtare;
Prej gjumit e frike, u çoni!
Këtë klasë politike,
Në pension e çoni.
9
Gjithë çfarë kanë vjedhur:
Për popullin e çoni!
Nga hajdutët e të paaftët:
Shtetin e pastroni!
Nizam Myftaraj.
Tiranë më 19.1.2020.
“””””””””””””””””
NUK TRET, NUK TRETET, ÇAMËRIJA
1
Nuk tret jo, Çamërija;
Sa të jetë gjallë njerëzia.
Gjithë sa jemi Shipëtar;
Që të gjithë, jemi Çam.
Ashtu, si çdo Çam është Shipëtar.
2
Jemi pjesë e Çamërisë,
Dhe të çdo pëllëmbë truall;
Të Shqipërisë e të Kombit Shqiptar.
3
Në mbrojtje të çdo Çami e Preshevari;
E të çdo Shqiptari, kudo që të jetë.
Qoft i gjallë, apo të ketë ndërruar jetë.
4
Jemi një e të pandarë.
Vetëm armiqtë e të ligjtë:
Na duan të përçarë.
5
Na duan të përçarë;
Kollaj, për të na skllavëruar:
Apo fare, për të na shuar.
6
Çamëria dhe e gjithë Shqiptaria;
Gjallë, do të jenë përjetë.
Në miqësi me kombet e tjerë.
7
Ashtu, si kemi qënë përherë:
Ne me paqe, e Ata bjerë.
Me paqe, do fitojmë vetveten, këtë herë.
Nizam Myftaraj. Tiranë, më 31.3.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.