22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Margarita Llapushi Zeneli

“Ti moj bukuri e rrallë..
Moj e mira zanë e malit
Si ja more mendjen djalit?
Avash dhe  shtruar -shtruar
Si thëllëzë duke kënduar!
Ti moj bukuri e rrallë
Si e marrose atë djalë?
Si fllad  vrapoja fushës
Erë  jasmine i lija gushës!
Moj sorkadhe e sokakut
Djalit j’a sose merakun,
Mua të më bëj për vete
Duhet t’kaloj male e dete!
Moj çapkëne lozonjare
Djalin na e çmënde fare,
Sa të pa djali me sy
tha:-të marr, o vdes për ty!
19/04/2021
Margarita Zeneli.
“Gushëkuqi…
Një zog i vogël
 më erdhi në brazdë
ciu-ciu cicëroi
mu afrua pranë!
Sa i bukur ishte
me puplat ngjyrë gri
gusha  tij e kuqe
sytë ngjyrë ulli!
Me mua po rrinte
si të ishim shok
nuk kishte as frikë
të dy rrinim tok!
Kur e përshëndeta
me cicërim më ktheu
afër m’u afrua
miqësinë e ndjeu!
Biseduam bashkë
si dy shok të mirë
u gjendëm gëzuar
në të njëjtën hapësirë!
Fluturoi gushëkuqi
te foleja vjetër
me cicërim më tha
do kthehem patjetër!
Margarita Zeneli
14/04/2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.