Sot eshte nji mundesi e mire, per te njohure krijues dhe artiste te ç’do niveli permes rjeteve sociale.Si gazetare dhe botues jame i interesuar qe njerzit e fjales,vargut te lire ti bejme te njohure publikisht.Pa dashur te zgjatem shume le te rikthehem teke e nderuara Fatime Kalimashi Hoti,nji pene vertet brilante,vargjet e renditura me aqe kujdes,ç’do rrjesht i saje komunikon lirshem me lexuesin.
Fatimja eshte vetevetja,kerkon te na sjdhi realitetin ne te cilin po jetojme ne keto kohe disi te trazuara.Kame lexuar shume nga krijemet e saja,po lexueseve ju intereson se kushe eshte kjo poete?Me shume respekte perfitoje nga rasti, ta uroje per arritjet e deri tanishme,suksese ne rrugtimin e bukure te fjales poetike.Ka botuar disa libra deri tani,rrugtimi nuk ndalohet .
Gjin Musa,gazetar dhe botues.
Fatime Kalimashi Hoti, (21.11.1975), lindi në Ratkoc të Rahovecit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa gjimnazin në Rahovec. Që nga fëmijëria është marrë me shkrime letrare.
Në Zvicër ka emigruar në vitin 1995.
Në Zvicër, pasi ka përvetësuar gjuhën frënge, ka ndjekur shkollime e kualifikime të tjera profesionale duke e realizuar synimin e saj.
Fatime Kalimashi, është aktiviste kulturore mjaft e njohur në regjionin ku jeton dhe punon. Përveç kësaj ajo tashmë është bërë emër i njohur në fusha kulturore, jo vetëm në regjion por edhe më tej. Tashmë ajo, përveç librave me poezi, ka të realizuar edhe disa këngë, por është e njohur edhe valltare tradicionale, aktore dhe moderatore në emisione televizive.
Ndërsa është prezantuar edhe në “Leksikonin e autorëve shqiptarë të cilët jetojnë në Zvicër”, dhe para komunitetit artistik në Kantonin Vaud.
Jeton në Saint-Prex të Zvicrës në kantonin Vaud.
Së fundmi ka marrë titullin “AMBASADORE EPAQES” nga Federata për Paqen Universale.
Në letërsi ka marrë:
Diplomë anëtarësie. Akademia Botërore e Letërsisë; promovuese e letërsisë botërore, aktiviste për paqe dhe vëllazëri.
Çmimi: “SULEJMAN KRASNIQI” Rahovec, 2020
Vepra të botuara:
“SHTEGËTIME TË SHPIRTIT” – poezi, Rahovec 2009
“NË UNIVERSIN E DASHURISË” – poezi, Rahovec 2010
“MELODI E DHEMBJES”- poezi, Rahovec 2012
“VOYAGE”,- poezi e zgjedhur, Rahovec 2012
“ZË I FUQISHËM FAT I STUHISHËM”- poezi, Rahovec 2020
“DASHURI E MALL ETJE E PASHUAR”, poezi, Rahovec 2020
”VARKA E KUJTIMEVE” – poezi, Rahovec, 2020
=Po botojme nji cikel me poezi te poetes “FATIME KALIMASHI HOTI”
UNË SHKRUAJ
Une shkruaj
Kur dua
Kur më thotë mendja
Kur më flet zemra
Siç më këndon shpirti
Unë shkruaj
Pa i dhënë llogari askujt
Shkruaj kur kam nevojë
Ta ushqej shpirtin
Ta ushqej zemrën
Ta qetësoj trurin
Ta ushqej mendjen
Unë shkruaj
Pa i dhënë llogari askujt
Kam lindur vetëm
E dua jetën
Jetoj me të vërtetën
Me vargjet e mia
Kur më flet poezia
Bashkë me ndjenjat e mia
Unë shkruaj
Nga dashuria
E pse t’iu jap llogari
Kur unë jam unë
Nuk dua të jem ti as ju
Pradaj unë shkruaj
Që shpirti im të mos vuaj
Shkruaj edhe ti…
FK
“””””””””””
GABIMET JANË NJERËZORE NËSE JE NJERI
Kur të tjerët me mua kanë gabuar
Nga gabimet e tyre kam mësuar
Kam ndie keqardhje pa i paragjykuar
Dhe i kam mbrojtur e i kam ndihmuar
Lotët iu kam fshirë e i kam përqafuar
Kur të tjerët me mua kanë gabuar
I kam dëgjuar pa i nënçmuar
I kam ndihmuar e i kam këshilluar
Bashkë me ta e kam përjetuar edhe vet
Iu kam dhënë besim e jam vlerësuar në jetë
Kur të tjerët me mua kanë gabuar
Gabimet e tyre i kam marr mësim për vete
Jam lutur fatin e tyre askush mos ta ketë
Se dhimbjet e tyre i kam përjetuar edhe vet
Sa herë unë kam gabuar pa qëllim
I kam kërkuar falje krijuesit tim
Të tjerët nga gabimet e mia të mos pësojnë
Por nga gabime e mia ata të mësojnë
Mos të vuajnë edhe ata sikur unë
Sa herë të tjerëve iu kam besuar shumë
Askënd me dashje nuk e kam lënduar
Për gabimet e mia më kanë dhënë rast
Prandaj gabimisht edhe jam ngatërruar
Mund t’i kem lënduar pa qëllim a pa kast
Me askënd s‘jam hakmarrë asnjëherë
Në jetë me vetëdije s‘kam gënjyer kurrë
Edhe atëherë kur kam pas të drejtë
Kam lënduar veten për t‘i mbrojtur të tjerët
Se veç mirësia e shpirtit na bën nder për jetë