Veprimtarët e kombit nuk vdesin

Sot në Laç të Kurbinit në Shqipëri u bën homazhe për Sandër Ndocin, anëtarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi. Kryetari i kësaj shoqate Hysen Ibrahimi, bashkë me një delegacion, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë lulesh te varri i Sandër Ndocit, i cili ndërroi jetë në fillim të këtij viti, pas betejës me Covid 19.
“Sandër Ndoci ishte një veprimtar dhe humanist i madh, një personalitet i çmuar. Vepra e tij nuk do të harrohet kurrë. Ne anëtarët e SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, e kemi përjetuar rënd humbjen e Sandrit. Shkuarja kaq e hershme e tij në botën e amshueshme, është humbje për familjen, për ne si anëtarët e shoqatës dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. Por ai është ndarë vetëm fizikisht nga ne. Ai do të jetë gjithmonë në mendjën dhe zemrat tona”, tha Hysen Ibrahimi gjatë këtij homazhi.
Sandër Ndoci ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, prej vitit 2015, në bazë të bashkëpunimit të tij të rregullt në aktivitetet promovuese të librit me Shoqatën “Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe të bashkëpunimit me Shoqatën e Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, e drejtuar nga presidenti Nikoll Lleshi. Me këtë rast, Nikoll Lleshi shprehu mirënjohje për këtë vizitë të delegacionit të shoqatës “Papa Klementi”, që kishte ardhur nga Suedia.
Sander Ndoci
Sandri ishte humanist i madh, një bashkëpunëtor i devotshëm, një atdhetar i madh. “Sandri hyn në radhën e burrave të mëdhenj të Laçit të Kurbinit, aty ku ka pasur rrënjët Papa Klementi XI Albani, i cili një jetë të tërë kishte shërbyer për kombin e tij. Në Laç të Kurbinit kanë lindur edhe shumë figura të ndritura të kombit, të cilat kanë kontribuar për kombin e atdheun, në forma të tjera. I tillë ishte edhe Sandri ynë! Gjithmonë në shërbim të njerëzve të rrethit të vet e më gjerë, tha ndër të tjera Hysen Ibrahimi, kryetari i shoqatës “Papa Klementi XI Albani”.
Në delegacion për homazh ishin edhe anëtarët e shoqatës “Papa Klementi XI Albani, Idriz Gashi, Ymrije Beqiri, Nikoll Lleshi, president i Shoqatës së Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri – Itali, si dhe Hyrë Tejeci Murati, Gëzim Ferati, të shoqëruar nga i biri i Sandrit, Bjord Ndoci.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Sandër Ndocin dhe veprën e tij të madhe!
Përgatiti: Hyrë Tejeci Murati

28 maj 2021, Laç i Kurbinit