9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

KOZETA ZEVALANI

Krijues; poetë e artistë të bashkuar më 25 shtator 2021, ora 11.00 në katin e 14-të të Kafes Rosa Blu në G-Kam Tower, Tirana, Albania, si çdo vit të shtunën e fundit të shtatorit në eventin mbarëbotëror “100 mijë Poetët për Ndryshim” deklamuam nga një poezi, për të ndryshuar sado pak fenomenet negative të shoqërisë, për të ardhmen më të mirë e të sigurt të fëmijve tanë, nën motion -Të mos heshtim –Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Agim Bajrami, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ashtu si thotë Shenjtore Nënë Tereza – Ne nuk mund të bejmë gjëra të medha, por mund të bëjmë punë të vogla me dashuri të madhe – E tillë ishte edhe veprimtaria jonë.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ka mjaft veprime konkrete që të gjithë mund të bëjmë për të filluar ndryshimin.Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Anila Kodra dhe Nezi Plaku-Velaj, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ngritja e vetëdijes për format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është element i rëndësishëm sepse vetëdija e rritur është hapi i parë drejt ndryshimeve të qëndrimeve dhe sjelljeve që nxisin ose lejojnë forma të ndryshme të dhunës ndaj grave.Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Klara Pema dhe Nezi Plaku-Velaj, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Fatkeqsisht në Shqipërinë tonë gjatë këtyre 9 muajve janë vrare 16 gra të dhunuara nga bashkëshortet. Ndaj nuk duhet të heshtim për fenomene të tilla.Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Agim Bajrami, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Eshte viti i 11-të që ne mbështesim idenë e iniciuar nga Michael Rothenberg e Terri Carrion për të frymëzuar komunitetin global të poetëve, që të mblidhen së bashku jo në një vend të vetëm, por në një ditë të vetme, të bëjnë poezi për hir të çfarëdo lloj ndryshimi që ata besojnë se është më i nevojshëm, në nivel lokal, kombëtar e në të gjithë planetin.Mund të jetë një imazh i 6 persona, duke përfshirë Nezi Plaku-Velaj, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Fatkeqsisht jemi bërë të huaj për njëri tjetrin në vitet e fundit e vështirë ti njohim fqinjët tanë nëpër rrugë, e jo më poetët e tjerë, të cilët jetojnë dhe ndajnë shqetësimet tona në vende të tjera.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë Ndaj ne duhet ta ndiejmë këtë lloj solidariteti global, duke menduar se do të sjellim një ndryshim të vogël në komunitet nëpërmjet motos: “Jemi të gjithë ëngjëj, le të bashkojmë krahët në fluturimin tonë drejt së ardhmes, duke protestuar kundër padrejtësive sociale, papunësisë e dhunës ndaj grave, për një familje të shëndoshë në një shoqëri të shëndetshme!”Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Anila Kodra dhe njerëz në këmbë

Faleminderit për bashkërendimin e veprimtarisë artistes Flutura Maçi e pjesëmarrjen e poetëve Gerta Bandilli Behare Daja Kasa Agim Bajrami Nurie Baduni Nezi Plaku-Velaj Emrije Krosi Luan Sheshi Miranda Troci Derti Engjellushe Maska Mina Caushi Anila Kodra Shpëtim Sherif Bozha Asja Mulgeci, Adelina Pali Arjola Kondakçiu, Nexhi Baushi e Mikel Zavalani. Mirë u takofshim në veprimtaritë e ardhshme!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.