Ne të dy.
.
Ne, përditë do jemi bashkë
Si dy gurë që ngrejnë një kala
Si një valë e trazuar
Që bregun shtrat çdo çast e ka!
.
Ne, përditë do udhëtojmë
Në çdo vënd me histori.
Mjafton që pranë të të kem
Dhe do shkel ku shkel dhe ti!
.
Një ditë kësaj bote do ti tregojme,
Se çfarë do të thotë të duash dikë.
Ndoshta libra nuk do mjaftojnë,
E ndoshta ne s’do shkruajmë asgjë!
.
Por për ne, do flas vet koha,
Ajo që hap e shëron çdo plag’
Mjafton që jemi dy planete
Që jetojmë në të njëjtin varg! Dritan Habipaj
“””””””””””””””””””””””
