14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Zenel HAMITI – inxhinjeri gjeolog, një personalitet I madh i ish industrisë së naftës e minerare.Mund të jetë një imazh i 1 person

Si në cdo fushë tjetër, Shqipëria, në ish sistemin e kaluar ekonomiko – shoqëror, ka patur personalitete të mëdha edhe në Industrinë tonë të naftës dhe atë minerare, një nga më kryesorët e të cilëve është Zenel Hamiti.
Për efekt të moshës më të re, unë nuk e kam njohur nga afër Zenel Hamitin, e di që ka qënë patriot I njohur i fshatit Radhimë Vlorë dhe partizan i orëve të para në Luftën Antifashiste Nacional Clirimtare, rreshtuar në Brigadën e V të Sulmuese me detyrë Komisar Batalioni dhe doli nga lufta me detyrën e Komisar Brigade të një brigade tjetër më të re, e që pas clirimit ka qënë I ngarkuar gjatë me detyra të rëndësishme në naftë, ku vecohen dy prej tyre: detyra Drejtor I Kombinatit të Naftës Kucovë, I pari, që u pasua pastaj nga Xhafer Spahiu, Shyqyri Këllezi, Prokop Murra, Kico Kasapi e Ramiz Xhabia, si edhe më von detyra e zëvëndës Miinistrit të Industri Miniera (pjesë e të cilës ishte edhe nafta) deri në vitin 1975, ku edhe ai e pësoi nga sistemi, megjithëse nuk ishte I lidhur me përgjegjësi për sistemin e naftës në atë kohë.
Kur isha nxënës në shkollën e mesme Teknikumi I naftës Kucovë në vitet 1961- 1965 apo student në fakultetin Gjeologji Miniera në Tiranë në vitet 1965-1970, mund ta kem parë në ndonjë takim në Kucovë apo në fakultet, ku më tepër se gjithëshka më binte në sy pamja e tij e pashme e burrërore, ndërsa kur unë nisa punën në naftë në vitin 1971 dhe ai mbante postin e zëvëndës Ministrit nuk mu dha rasti ta takoje ndonjëherë.
Tani në kohën e demkracisë 30 vjecare, ku liria e informacionit dhe e sigurimit të saj u bë e plotë, nga shtypi, librat kujtimore apo historike, media e facebook dëgjova e mësova shumë gjëra për kontributin dhe meritat e mëdha të Zenel Hamitit në Naftë.Mund të jetë një imazh i 1 person
Një nga burimet kryesore të këtyre dijenive për mua është naftëtari I vjetër, Luci Pleqi, me përvojë të gjatë në naftë e në drejtimin e shërbimit gjeologjik të disa institucioneve të saj e mbi të gjitha të Institutit gjeologjik të naftës Fier në vitet 1975 – 1979, I cili përvec të tjerave më ka thënë që Zenel Hamiti ka qënë një personalitet i ndritur i industrisë së naftës dhe asaj minerare, prandaj shoqata e gjeoshkencave me kryetar Thanas Dede nuk mund ta lejonte që 85 vjetori I lindjes së tij të kalonte në heshtje, sikurse kishte ndodhur që pas viti 1975, dhe në korrik të vitit 2003, e nxorrën nga harresa dhe organizuan një event përkujtimor e përjetësues të veprimtarisë e kontributeve të paharruara të tij, me pjesëmarrje të gjërë të mjaft kolegëve, inxhinjera miniere e të gjeologjisë minerare e të naftes, ish drejtues të strukturave e institucioneve të ndryshme të industrisë miniera, naftë e gjeologji e të ministrisë së kohës, si ish zëvëndës ministrat Llambi Gegprifti, Martln Cukalla, Shahin Ruka si edhe akademiku Teki Bicoku, ku përvec kumtesave, kanë diskutuar e shprehur mbresa e kujtime për ish drejtuesin e tyre, për ish zv. Ministrin Zenel Hamiti edhe Thanas Dede, Luci Pleqi, Thanas Gjata etj, në të cilat është shprehur dhe dokumentuar veprimtaria e madhe dhe e ndritur e Zenel Hamitit si inxhinjer gjeolog dhe drejtues në naftë e në miniera, me kontribute të mëdha në zhvillimin e këtyre dy degëve të rëndësishme për ekonominë, veprimtari e gjitha e filmuar.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Nisur nga dëshira profesionale dhe qytetare që figurat e ndritura të këktij vendi të mbesin të dokumentuara në arshivat e shtetit e të historisë së tij, si edhe te marrin cmimin e meritës, po postoj këtu kërkesën tone publike për dy gjëra:
1. Meqënëse deri tani, megjithë përpjekjet tona, nuk kemi mundur ta gjejmë këtë film, edhe për faktin që organizatori e rregjistruesi i takimit, i ndjeri Thanas Dede nuk jeton më, do tju luteshim kujtdo, të gjithë frendsave të fb e kujtdo tjetër që mund të dijë ose të bjerë në kontakt me këtë postim që të na japin cdo info që na con tek te gjetja e këtij filmi
2. Për të ndricuar me gjerësisht figurën e Zenel Hamitit dhe vlerësimin e tij për kontributet e shkëlqyera profesionale e shtetërore, do të kërkonim opinione të të gjithë atyre që e kanë njohur Zenel Hamitin si inxhinjer gjeolog, dejtues e njeri në ish sistemin e kaluar si edhe mendimet e tyre për promovimin e tij të merituar për shërbimet e mëdha ndaj atdheut.
Opinionet, komentet, propozimet dhe cdo ide tuaj, mund ti jepni në facebook ose nëse doni privatisht, në email novruzlimaj@yahoo.co.uk ose celularin tim 0694016027.
Cdo naftëtar, minator e qytetar I këtij vendi duhet ti evidentoj dhe ngrejë pedestalin që meriton kujtdo kontributori realisht të madh të këtij vendi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Te falenderoj shume zoti Gjin Musa, meqe sapo e pashe kete postim tendin, do lexoj rreth jush e do te shkruaj me gjate, edhe njehere te falenderoj perzemersisht.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.