“”””””””””””””””””
Kënga e poetit, vargje kuruar…
Hej! Sa gravura ka ky truall,
Si thesare të çmuara rinë,
Vargje… vargje mirë kuruar,
Si hëna me rreze në lëndinë..
Hej! Sa shumë këngë ka galktika,
Tokës mjaltë, poeti i ka këndu,
Nëpër telat e çiftelisë flashkur,
Vargjet rapsodët i kanë naltësu.
Hej! Sa shumë këngë ka dashnia,
Nën hijen e lisit tuj kuvendu,
I ruan siç ruan nusja prikat,
Vargjet ngjyrë ari zbukuru.. .
Hej! Sa shumë pena janë thyer,
Ku valzon hijshëm pikmenti,
Kënga e shqipes n’zjarr t’barrotit
Vargje, vargje si valë deti.
Hej! Me këngë mbushet ky thesar,
Vargjet kanë ngjyrat e ylberit…
Këngët e poetit rrjedhin si ujvarë,
Pena e tij n’vargje… rreze dielli.
Nexhbedin Basha
1 nëntor 2021