“Pukë” ishte emri i nje garnizoni Osman i shek 18, në qytetin e sotëm që vazhdon të mbajë pikërisht këtë emër #Puka. Ndodhet në rrugën me histori te herëshme paraosmane Shkodër- Prizren, emër që mbulon dhe eklipson disa vende e krahina me histori te madhe Arbnore- Shqiptare si:
Berisha, Iballa, Va Sapaçi, Komani, Sarda (Shurdhahu), Kryeziu, Kqira, Bugjoni etj. Të gjitha këto vende me histori e legjenda ishin dikur epiqender e zotërimeve te Dinastise Arbnorëve te Dukagjinëve.
Kjo rrugë, në Antikitein Ilir dhe Romak quhej “RRUGA E METALEVE”, ndërsa në Mesjetën Arbnore quhej “Rruga DE ZENTTA”, dhe zotërohej e kontrollihej prej Familjes Dukagjini. Në fakt ishte kjo rrugë qe i fuqizoj fort këtë Familje, dinast i fundit i të cilës qe Princ Leka III Dukagjini.
Në fakt edhe Tashëgimia Kulturore materiale e shpirterore e kesaj treve, që vazhdon të ruhet deri ne ditet tona, janë themelet dhe provat me të qarta e domethenese të vazhdimesisë Iliro-Arbnore-Shqiptare në të gjithë gjeogradinë e trojeve Etnike shqiptare.
Në këtë kuptim rikthimi i emrit të vjetër DUKAGJIN do te ishte gjëja e duhur dhe njëfarë çlirimi prej emrit “PUKË”, që nuk ka kurrvarë lidhje me vlerat historike autentike arbnore shqiptare, por thjeshtë përfaqëson emrin e nje garnizoni ushtarak Osman që i kundërvihej kësaj trashigimie….
Nga ana tjetër Flamurin Dukagjinit e ka Bashkia ndersa emri jo…..
Pikërisht dje ishim në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombetar me autorin Pashk M. Alia per promovimin e librave te tij, tematika të cilëve janë vlerat që burojnë nga kjo trrashëgimi kulturore e shkelqyer si:
Mikpritje e Bujaria, por dhe dukuri të tjera etnografike e historike te Pukës dhe të Shqipërisë.