17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Mejreme Gjocaj

Open photo

Njerëzit e mirë janë të ndershëm.
Ndershmëria është mënyrë jetese. Këta njerëz nuk vjedhin, nuk mashtrojnë dhe janë besnikë. Nuk i tradhtojnë miqtë dhe vendosin idealet përpara interesave.
Njerëzit e mirë janë të lumtur.
Lumturia nuk ka të bëjë me paratë, pamjen apo statusin. Njerëzit e mirë janë sinqerisht mirënjohës për atë që kanë, dhe mezi presin agimin për te rilindur me Diellin dhe për të falënderuar Zotin. (Shpesh lumturia e tyre është ngjitëse.)
Njerëzit e mirë janë të respektueshëm.
Ata i trajtojnë të tjerët sikurse duan të trajtohen. Respektojnë ata që i rrethojnë pa dallim, të qenit njerëzor për ta është obligim.
Njerëzit e mirë janë të butë, me urtësi, dhe argëtues.
Argëtimin ata e gjejnë të buzëqeshjet e të tjerëve. Te fakti se i bëjnë të tjerët të ndihen mirë. Butësisht ata kërkojnë të lenë shenjën e tyre të mirë në këtë botë prandaj përpiqen të jenë sa më pozitivë.
Njerëzit e mirë kanë besim.
Jo gjithnjë kjo mund të jetë një cilësi e mirë, sidomos në arenën mishngrënëse ku kemi fatin të jetojmë. Por njerëzit e mirë kanë besim te ata që i rrethojnë, në të kundërt nuk mund të qëndrojnë me ta.
Njerëzit e mirë janë emocionalisht të hapur.
Shprehin mendimet e tyre, shprehin edhe kritikat. Janë të drejtpërdrejtë dhe nuk stepen përpara pasojave që mund të sjellin fjalët, kur ato janë të sinqerta. Njerëzit e mirë e dinë se sa e rëndësishme është të thuash atë që ndjen, sidomos kur kjo është në funksion të së mirës.
Njerëzit e mirë janë të vetë-disiplinuar.
Vetë-disiplina është ndershmëria për të zgjedhur çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, dhe për të vepruar në përputhje me rrethanat. Njerëzit e mirë janë mjaft të fortë për ti thënë jo tundimeve të shumta të jetës.
Njerëzit e mirë krenohen me veten e tyre.
Ndërkohë që ditët e sotme krenaria e tepërt shihet si mëkatare, njerëzit e mirë ndihen krenarë për atë që janë, atë që jetojmë dhe çfarë bëjnë. Kjo lloj krenarie i ndihmon të përcaktojnë se çfarë simbolizojnë në këtë botë.
Njerëzit e mirë janë të mëshirshëm.
Ata janë empatikë ndaj nevojave të të tjerëve dhe bëjnë vepra të mira për të lehtësuar vuajtjet e atyre që i rrethojnë. Ky është një nga veprimet më themelore të mirësisë që njerëzit e mirë bëjnë si qenie njerëzore.
Njerëzit e mirë kanë sens humori.
Ata qeshin, dhe veçanërisht qeshin për veten e tyre. Janë të aftë të gjejnë humor pothuajse në çdo situatë. Të qeshësh është gjithmonë më mirë se të qash.
Njerëzit e mirë i posedojnë bekimet gjithpërfshirës’e.
Zoti na bashkoftë me Njerëz të mirë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.