14.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Pabesia

Pabesia është sa e ulët, aq dhe e neveritshme,
Si kafshimi helmues i një gjarpri të helmon,
Të lëndon, të ha, të gërryen, dita ditës….
Të dërrmon, sakatos e në copëza të thërrmon…
Por s’kam kohë të merrem me ty pabesi,
tani në këtë kohë festash te bukura,
e ta dish, gëzimin dot s’ma prish kurrësesi,
Ndaj në mënyrë krejt të vecantë të uroj:
F…ju pabesi and Merry Christmas !

taEna

21.12.21

“””””””””””””

G E Z U A R !!!
Ne shqiptaret jemi disi te çuditshem,
Pse mbi te gjitha jemi shqiptare,
Festojme festat e njeri tjetrit,
Si muslimane, ortodokse e te krishtere…!!!
Nga zemra ju uroj:

G E Z U A R !!!

“”””””””””””””””””””

Kur momenti vjen
Ndonjëherë,
kur ndonjë derë hapet në sytë tanë,
Ne thjesht trëmbemi të çajmë përmes saj e pretendojmë ;
na duhet kohë te mendohemi edhe pse,
brenda vetes,
ndjejmë se e ekzagjerojmë.
Kështu që…
Në luftë me zemrën mendimi flet:
merre shtruar, jepi kohë, mos u nxito.
E gjithë historia ka të bëjë vetem me një pikë ,
apo periudhë të caktuar në kohë,
kur të vjen një shans,
që vetëm një herë të ndodh në jetë,
Periudhë perfekte e kohës..
apo momentin perfekt,
Ku koha nuk ka asnjë lidhje me të dhe kalendari nuk luan asnjë rol.
Ky është vetëm një moment…
e llogarit
e përmason,
e kap…
e përqafon,
Sepse nëse jo,
ai nga duart të rrëshqet.
Dhe ndoshta s’të kthehet më kurrë.
Asnjëherë !
Pra, mos mendo aspak se po nxiton.
Eshtë çështje kohe,
kjo është e vetmja e vërtetë,
Kalendari s’ka asnjë lidhje me të,
Ky është vetëm momenti,
Ai që kapet në kohë,
si edhe shkrepja e aparatit fotografik kap fotografinë,
kur fotografon,
Sepse nëse nuk e shkrep në momentin e duhur apo kohën që kërkon,
Ajo përfundimisht kornizës do t’i shpëtojë …
Dhe momenti zor të vijë sërish, apo
mund të mos vijë më as për njëqind vjet,
…apo edhe për njëmijë,
Por s’mund të jetojmë kaq gjatë,
kur jeta është kaq e shkurtër dhe e shpejtë,
Si një stuhi …

TaEna

21.12.21

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.