“””””””””””””””””””””
NJË FLETË MË PAK…
Eh,ç’më filloi avaz i vjetër,
laps dhe bojë prap mbi letër…
Laps dhe bojë shkoj harruar,
copëza jete pafund shkruar…
Pafund shkruar…pa përtesë,
pirë mëngjesesh një gotë vesë…
Një gotë vesë seç ç’më gënjeu,
strofa-strofën…ç’ma rrëmbeu…
Ç’ma rrëmbeu fletësh derdhur,
mbytur valësh Vjeshta zverdhur…
Vjeshta zverdhur…mbetur larg,
zbathur kreshta,hesht një varg…
Hesht një varg dhe nuk bën zë,
gishtash mbledhur vrragën lë…
Vrragën lë…një fletë më pak,
shtigjesh rendur…s’fle Dimri plak…