Sot ne diten e fundit te ktij viti per ta mbyllur bukur vitin, kte vit jo te thjeshte dua te ftoj ne Kuvendin tone te grave dhe vajzave nje vajze, nje bije mirditore.
Rafaela eshte vajza e dyte e Mark e Tereze Rices.
Dy intelektual e dy prinder te mrekullueshem dy miq te mire.
Sot dua te ndalem e te them dy fjale per Rafaelen.
Nese do i hidhni nje sy zbukurimeve per festa aty do gjeni kudo firmen e Kompanise se Iceberg Communication te cilen e drejton per vite me radhe nje mirditore e suksesshme pikerisht te Rafaela.
Ne ato zbukurime shumengjyreshe do
gjeni shpirtin shumengjyresh te saj. e aty reflekton suksesi i saj, idete e saj.
Nje vajze e suksseshme nje bisnesmene e suksesshme e nje shembull per vajzat e grate mirditore e cila punoi e punon fort e luftoj dhe vazhdon te luftoje fort per te arritur ketu.
Une e them pak me ironi nje shprehje…
Puna qe duhet bere eshte femer por suksesi qe merret eshte mashkull ..
Ne rastin e Rafaeles kemi perputhje te dyja edhe puna edhe suksesi jane te femrave.
Ti je nje vajze qe cdo gje e ke filluar vete e krijuar vete.
Ne fillimet e tua sa larg e ke hedhur syrin e a mendoje se do beje gjithe kte rruge te gjate suksesi?

Asnjehere nuk e kisha menduar qe do behesh sipermarrese, e per me teper qe do beja kete rrugetim. Kur me pyesnin kur isha e vogel se cfare do behesha, thoja aktore … ndoshta ngaqe kam recituar shume bukur dhe kam fituar gjithmone cmime…
Kompania jote eshte kryesisht me vajza e kto vajza jane vajza mirditore.
Mendon se kjo gje eshte pjese e celesit te suksesit tend?
Po eshte e vertete, prej vitesh perpos biznesit jam marre me fuqizimin e grave, vajzave dhe te rinjve ne biznes. Mendoj se detyra sublime e secilit nga ne perpos interesit personal eshte te jape kontributin e vet per shoqerine, qofte edhe pak por gjithmone te jape. Mendoj se kjo te kthehet mbrapsht gjithone shumfish.
Tashme une e njoh mire jeten ne Shqiperi, i njoh sakrificat e veshtersite.
A ke menduar ndonjehere te largohesh nga Shqiperia ?
99 % e shoqerise time te ngushte jetojne jashte Shqiperise. Une kur nisa biznesin dhe kur nje pjese e mire e shoqerise u larguan , isha e vendosur te qendroja ne Shqiperi e te beja dicka per vendin time, nese te gjithe ikim kush do e beje Shqiperine? Me pas te jeme e sinqerte e kam menduar disa here dhe kam tentuar por gjithmone me nje kembe ne Shqiperi. Une jam perjetesisht e rrenjosur ne Shqiperi por mendoj gjithashtu qe tashme jetojme ne nje bote globale dhe une pelqej shume nje bote pa kufinj, pa barrjera pa mure ndarese. Pra mendoj se cdokush um te jetoje lokalisht e te punoje globalisht,.Kjo eshte ajo qe ju them te rinjeve, Shqiperia eshte vend qe vertete ka shume probleme ende por eshte vendi yne dhe sot ofrohen shume mundesi qe mund te punoshos dhe ne distance dhe te besh biznes ne tregje te huaja, teknologjia i sjell nejrezit me afer por dhe mundesine per te bere biznes apo punuar ne distance.
Ti je nje vajze e pavarur ekonomikisht qe ne fillimet e tua.. familja si i ka pritur vendimet e tua dhe a te ka mbeshtetur?

Familja eshte per mendimin tim eshte gjithcka, eshte shtylla jone kurrizore, ne jemi produkt i familjes per kush ne jemi dhe kush behemi. Asgje nuk eshte rastesore. Ne fillim prindrit ishin te friksuar pasi une e kam nis biznesi shume heret kur shume pak vajza/gra benin biznes dhe natyrisht ne nje treg maskilist te veshtire, me te drejte ishin te shqetesuar. Me pas me kane mbeshtetur gjithmone pa kufi dhe per mua ata kane qene ombrella ime qe edhe sikur te deshtoja, ata do i kisha gjithmone aty per mua. Gjithashtu do shtoja qe une motren Arbanen dhe vajzen e halles Suelen, Oltin kunatin etj i kam pjese te rrugetimit qe e kemi ndertuar bashkarisht dhe sfidat dhe sukseset i ndajme bashke.
Ti je nje person qe udheton shume , me thuaj a ka nje vend ku ti ke lene nje cope zemer e ke deshire te kthehesh?
Rafa ti je nje vajze e qeshur dhe shume optimiste.
Mund te na tregosh cfare motivimi i jep vetes ne mengjes qe je gjithmone pozitive?
Une jam shume natyre kurioze, me pelqen te udhetoj, te njoh kultura te ndryshme, kam deshire te shkeputem nga e perditshmja, te frymezohem, te mesoj me shume nga historia e nje vendi, te provoj gastronomine e vendeve te ndryshme, te njoh traditat, te njoh njerez te rinj. Mbi te gjitha te perjetoj eksperienca te ndryshme e te shtoj kujtimet e bukura ne jete pasi vetem ato mbeten e gjithashtu udhetimet me ndohmojne te njoh dhe te lidhem me mire me VETEN.
Une besoj shume qe nese je njeri i i drejte, nese buzeqesh me shume, nese ndihmon pa prit gje mbrasht, nese e sheh goten gjysem plot dhe jo gjysem bosh, dhe nese vertete rrezaton eneregji te mire, do jeshe nje njeri me i mire per veten dhe per te tjeter.
Kam dhe une si cdo njeri dite jo te mira, veshtersi dhe sfida qe nuk duken tek maja e Icebergut, xhelozi nga njerez qe i err syte suksesi apo shkelqimi i dikujt tjeter por mua mbase me prishin humorin per momentin por qe asnjehere nuk ma heqin buzeqeshjen …
Pervec anes tende profesionale deshiroj te theksoj edhe anen tende humane.
Dua te permend nje prej tyre
Race for the cure ..
Marshimi prej shume kilometrash dedikuar grave qe kane superuar nje tumor, qe e kane o qe e kane humbur betejen me kte semundje duke ja dedikuar edhe motres time.
Te falenderoj shume per cfare ben dhe ne heshje ne kte fushe.

Brava.
Ku e gjen forcen?
Jam thellesisht e prekur ne kete moment dhe nga humbja e mikeshes time Hueyda El Sayed nga kanceri i gjirit, kemi humbur dhe nejrez te dashur si Lilin qe per mua dhe familjen tone ka qene me shume se komshie ne Rreshen, dhe kam menduar sa e padrejte eshte jeta nganjehere me njerez kaq te mire. Por jeta sic e thame ka dhe momente te veshtira dhe humbje dhe une ju kam admiruar pamase Rinen shoqen time te zemeres ty dhe motrat qe keni gjetur forcen te ringriheni, te ecni perpara, te beheni shembull force per shume te tjere qe kane kaluar dhimbje. Vdekja eshte e sigurte per te gjithe por forcen per te ecur perpare per te jetuar per te buzeqeshur serish eshte dhunti e njerezve e duan jeten me gjithcka ajo sjell. Ne kam besim qe secili nga ne e ka kete forcen brenda vetes. Une vrapo per te sensibilizuar grate te kontrollohen sa me shpesh pasi kapja ne kohe parandalon.
Cila eshte endra profesionalisht o personalisht qe akoma nuk e ke realizuar.
Profesionalisht kam shume pune ende per te bere, dua te shtri biznesin dhe jashte Shqiperise gjithashtu dua qe me punen time te impaktoj per mire sa me shume njerez dhe gra.
Personalisht mendoj se jam e plotesuar deri diku, me shume shohim cfare ka ruajtur per ne ne sirtar babagjyshi per 2022
Rafaela Rica te falenderoj shume e te uroj shume suksese ne pune e ne jete!
Gezuar Vitin e Ri 2022!