FALENDEROJ FAST PRINT DHE EKIPIN MË TË MIRË BOTUES I CILI KA PËR BAZË MIQËSINË E SHËNDOSHË DHE KORREKTËSINË. JA DHE NJË AUTORE E RE NË UDHËN E SHKRONJAVE.
Edna Kapurani lindi në Gjirokastër ne vitin 1978.

Shkollën tetëvjecare e kreu tek 29 Nëntori në lagjen ku lindi dhe u rrit. Shkollën e mesme tek Siri Shapllo dhe ndoqi studimet në Universitetin Eqerem Çabej në degën Histori- Gjeografi. Që e vogël i pëlqente të shkruante histori të shkurtra dhe shpesh lexonte libra jashtëshkollor.

E tërheqin jashtë mase romanet policorë dhe poezitë. Këtu e shumë vjet është larguar nga vendlindja dhe jeton në Greqi me familjen e saj.
Edna vjen në fushën e letërsisë shqiptare për të
mbjellë lulet e para në bahçen e saj. Shumëngjyrëshmëria është pikësynimi i parë, gjë që vihet re më së miri në këtë vëllim, për të vijuar më pas tek cilësia në përzgjedhjen e lëndës së parë” tematikës”. Aty vihet re që me vështrimin e parë dashuria. Ajo i drejtohet asaj me zërin e duhur, me krahasimet e duhura, që vetëm shpirti i një femre mund t’i gjejë. ,,” Ëngjëll në pikturë” është titulli i librit, por unë do quaja të tillë muzën e saj. Duke pasur ikonë në mendje atë ëngjëll të pikturuar ajo mund të zgjidhte duart e lidhura edhe të shkruante atë ç’ka ruante thellë në shpirt. Vargjet rrjedhin ëmbël me një lirizëm tejet muzikor zbukuruar dhe kurorëzuar nga metafora alegorike. Figurat letrare vijojnë me një larmizëm modest, pa qenë kurrë të tepruara.
Ti mos qajë e shtrenjta ime
S’është e thënë të jemi bashkë
Një jetë e zhytur në gabime
Nuk të jep jo, tjetër shans!
Duke folur për tematikat e ndryshme, duke i kënduar dashurisë në shumë mënyra, nuk mund të rrija pa veçuar vargjet më sipër. Nëse ju ngjan me elegji të jeni të sigurtë që nuk ju ngjan, është. Pra mënyra elegjiake për të vajtuar një dashuri të humbur është një nga pikat e dobëta të autores; gjë që do ta vini re pasi të keni lexuar vëllimin.
Je si gonxhe e sapoçelur
Aromën tënde shpërndan kudo
Bukuroshja ime e fjetur
Me petkun tënd më mbulo.
Për të ardhur më pas tek këto lloj vargjesh ku
ngazëllehesh duke u mbuluar me petkun e tyre aromëmirë. Bukuroshja ime e fjetur; tre a katër fjalë dhe mund të imagjinosh një histori të tërë. Sa fshihen pas një bukurosheje të fjetur, sa nënkuptime, mijëra ikona më vijnë ndërmend. Kam punuar me shumë krijues të rinj dhe, kur lexoja poezitë e tyre hyja shpirtërisht në botën që ata pasyronin pas gërmash. Midis të tjerash kuptoja; dhe gjer më sot nuk kam rënë jashtë, ata që kishin akoma për të thënë, ata që kishin akoma për të shtrydhur nga shpirti i tyre dhe, Edna ka shumë akoma për të shkruar. Libri për autorin është si fëmija për prindin. Edna duke qenë nënë e një djali, do e ndjej librin kur ta marr në dorë si fëmijën e saj të dytë dhe, i uroj asaj të ketë udhën e ndritur e u bëftë pasqyrë për vëllime të tjera.