Në 14 vjetorin e fillimit të punës së radios shqiptare Radio dituria në Suedin e largët
FJALA SHQIPE RRUGËTON NË BOTË NGA VERIU I LARGËT FALË VALËVE TË RADIO DITURISË NGA STUDIO NË QYTETIN BORÅS TË SUEDISË
14 vite me radhë nga studio e Radio Diturisë në qytetin Borås të Suedisë së largët, radios shqipe në mërgatën jehon ëmbël fjala shqipe në qiellin e
Historiku i Radio-Diturisë fillon, pikërisht si sot 14 vjet më parë në 27 shkurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në qytetin Borås të Suedisë së largët në veriun e Europës.. Radio Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, nga ata njerëz guximtarë e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj. Ata sot bëjnë Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë dhe ne i Urojmë në këtë datë dhe përvjetor redaksinë e saj gaeztaren Anxhela Ziso, redaktorin Bahtir Latifi, gazetaren Gladiola Busulla, Ioanna Jorgollari me programin për fëmijë dhe të ri si dhe redaktorin Sokol Demaku, Gëzuar dhe rrugëtim të mbar në qiellin e kaltërt zërit tuaj paqdashës dhe kultivues të gjuhës dhe kulturës shqipe.
Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre pasionantëve të Radio Diturisë, mërgimtarë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në çdo vatër shqiptare në Skanidnavi por edhe në vendlindje në Kosovë e Shqipëri, në çdo pjesë të rruzllit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë parasysh kohën as vendin, se ku jetojnë shqiptarët, sepse nga viti 2010 këta janë edhe në internet dhe zëri i tyre hynë në derën e cdo shtëpie shqipåtare kudo në botë. Pra, edhe ne jemi aty me zërin dhe informacionet tona për shqipëtarët e për gjuhën dhe kulturën shqiptare, në përgjithësi, thonë me entuziazëm sajusit e programeve të kësaj radioje në mërgatë e cila këtu e katërmbldhjetë vite informon me mjaft sukses opinionin shqiptarë për të arriturat e mërgatës shqiptare në botë. Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në ballkan, në përendim, në Amerikën e largët, në Australi, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët: Shqipërinë dhe shqiptarët, Kosovën dhe kosovarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë.
Redatori Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisioneve të saja, ”Në valët e Radio Diturisë nga studio në Borås”. Anxhela dhe Gladiola përmes ati zëri e përvetësojnë ndjenjen e degjuesit dhe ai është pjeë e tyre, është me ta sikur të jetë në studio në Boråsine largëtnë veriun e Europës. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata të bollshme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Ështe kjo një kënaqësi për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptarëve në Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në qyutetin Borås të Suedisë, në qytetine textilit, në qytetine kulturës dhe traditës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka vlertë, ka përspektivë edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e mërgatës shqiptare për të informuar dëgjuesin anë e kand botës më të arriturat tona.
Është kënaqësi të jesh në mesin e miqëve, të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare, ashtu sikur edhe ata të jenë shqiptar. E ndiejmë edhe ne, thonë anëtarët e redaksisë shqipe të Radio Diturisë, se dhe ne duhet të punojmë në pasurimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe, e cila na jep virtytet shqiptare, e kultvojmë atë dhe e pasurojmë të folmen tonë, për çdo ditë. Ne jemi kudo, ku flitet shqip. Pra, zëri ynë është në çdo vatër, aty ku flitet dhe shkruhet shqip, aty ku frymon shqip pa marrë parasysh kufijtë e vendin, se ku jetojnë shqiptarët. Ne jemi aty përherë me zërin dhe informacionet tona për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në përgjithësi. Zëri ynë është në qiellin ballkanik, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe për shqiptarët emigrantë nëpër botë. Ne jemi të lumtur, që kemi një bashkepunim me shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë ashtu edhe në diasporë”. Kështu shprehen me sinqeritet punonjësit e redaksisë se radio Diturisë studjo në Borås.
Tani, në këtë kohë bashkëkohore është edhe një mundësi tjetër komunikimi: Është faqja e Radio Diturisë në Internet, ku nga aty si e cekem edhe me heret zeri i saj i ëmbel mund të jehoi në të katër anët e rruzullit tokësor dhe të përcillet e dëgjohet nga shqiptarët në botë. Ne kemi venë në përdorim lidhjen me të cilën shqiptaret kudo që ndodhën ta përcjellin prgramin e Radios sonë përmes faqes së Internetiti të themluesit të radio Diturisë pra Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni e cila është e kapshme për të gjithe pa marre parasysh se në cilen pjese të botës gjenden ata dhe jetojnë. Aty mund të gjejn edhe informacione tjera pra në www.dituria.se
Me këtë program, mërgimatrët do të ken mundësinë për një kontakt me vendlindjen, me atdheun, me të afërmit me tema të ndryshme: nga shoqëria, ekologjia, arsimi, jeta dhe familja, sporti, kultura dhe muzika.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë, kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë. Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.
Degjuam edhe këtë thenjë nga këta entuziastë të fjalës së ëmbel shqipe“Jemi ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu e deri në Veri, nga Lindja në Përendim dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” . Por verejme se kontaktet me vendlindjen duhet të jete me aktive dhe sa me te shpeshta me ne dhe për ne, keto deri me sot mungojnë spese vetëm ne jemi ata qe tentojmë dhe punojmë ne kete drejtim, por disi me veshtirësi. Pse?
Ata thonë me kënaqësi se ju mund të na percillni ne në Suedi në valët 92,5 Mhz, cdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja radio në mërgatë e cila transmeton programin e saj në radio valë, por si cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokëso mund të na përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit www.dituria.se dhe nga studio e Radio Borås http://borasnarradio.se/player/