LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!
Në mos keni, armë gjeni!
Ia rrëmbeni atij qeni!
Ju kish rritur nëna për një botë të re,
lule, more trima, që ratë për Atdhe!
E morën nga mbrapa, spiunët e djallit.
luftoi me patllake, gjersa i doli xhani
Ah, ju morët shpresën time,
mos m´i çoni në Itali!
Jo, ata, nuk kanë bërë krime,
për Atdhe s´deshën robni.
-popullore-
“”””””””””””
Si plak që jam,
në rastësisht rrëzohem,
tërhiqmëni pas tij…
Bota do t’ju veshë,
me madhështi…
“””””””””””””””
E di!
Të ngjitesh,
do durim…
Kush tenton
t’këcejë dy shkallë,
shpesherë rrëzohet,
për trishtim…
“”””””””””””””””
Do ta hap vetë varrin
në tokën tuaj hipokrite.
Në këmbë,
fosil i përjetëshëm,
do ngrij legjendë.
( Askush nuk vdes prej frike!
Është sajesë pa mend…)
Në fundjavë,
një gotë më tepër,
është kryevepër…
“””””””””””””””””””
Korbat e zinj,
rrethuan një lepur të sapolindur.
E masakruan,
për tragjedi…
Në dorën time,
dha shpirt…
Korbat,
prandaj,
janë të zi…
“””””””””””””
Shtratit tënd,
ëndrrat alpine
gjarpërojnë Veronës,
mespërmes…
Tinguj muzike,
muzë arti,
pasion dashurie,
fresk…
Një kanoe,
ujërave,
rrëshqet ngadalë…
Lundra e vjetër
e Prek Gjonit,
në Drinin e shpirtit tim,
përkundet n’ kujtime
dhe vozit mall…