XHELAL TOÇI, MESUESI ME MBI 43 VITE KARRIERE PROFESIONALE.
Idea për të shkruar për personalitete të shkencës, kulturës, artit, sportit, apo për njerëzit e thjeshtë më ka tunduar gjithë jetën. Nëse nuk i’u kam kushtuar shkrime të veçanta si skica apo portrete, ata i kam vendosur kudo në librat e mi qofshin në ato me poezi, ashtu dhe në ato historike, shkencore, në librat me kujtime dhe ato me tregime.
Me mësues Xhelalin kam mbi dy dekada që njihem. Zanafilla nis që nga viti dymijë me regjistrimin e fëmijëve në kursin e Angishtes. Që nga ajo kohë e gjer më sot, kemi ruajtur një miqësi brilante, të kurorëzuar me njohje familjare nga ne prinderit gjer te fëmijët.
Po kush është Mësues Xhelal Toçi ?
Për të mbledhur të dhëna rreth jetës dhe veprës së tij në arsim më është dashur të tregohem i kujdesshëm. Arsyeja e thjeshtë, nuk e dëgjoja kurrë të fliste apo të mburrej për vlerat e tij. Më është dashur të pyes me kujdes miqtë e tij Ahmetin, Luftarin, Abazin, Pjetrin, në qytetin ku ai banon dhe kalon kohën e lirë me ta, apo kolegët me të cilët ka punuar gjatë, Nikollën dhe Zefin.
Profesor Xhelali ka lindur në Barbullej të Matit ku mori dhe arsimin 8-vjeçar, I dalluar si nxënës shembullor dhe i dhënë pas dijeve.
Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të arsimit të mesëm te Gjuhëve te Huaja në vitet 1972-76, do të fitonte të drejtën e studimit universitar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Dega Anglisht në vitet 1977 -1980. Me perfundimin me sukses të fakultetit do të rikthehej në vendlindje tashmë si mësues anglishteje fillimisht në Shëlli Macukull 1980-1983, pastaj në vitet 1983 -87 si mësues i gjuhës shqipe dhe asaj angleze në Dukagjin të Matit, Ndërsa nga viti 1987 gjer më 1992 do të punonte si mësues i gjuhës anglezë në shkollën e mesme të përgjithëshme Derjan të Matit nga ku në shtator të vitit 1992 do të transferohej në Kurbin në shkollën e mesme të përgjitheshme “At Shtjefen Gjeçovi”në qytetin e Laitsi mësues i gjuhës angleze, punë që e kreu me nder gjer në nëntor 1994.
Aftësitë dhe përkushtimi i tij si mësues dhe si menaxhues do të tërhiqnin vëmendjen e Drejtorisë Arsimore të Rrethit Kurbin e cila e bëri pjesë të trupës së saj nga nëntori i vitit 1994 gjer në mars 2010 si Specialist i Arsimit / Inspektor ZA e rrethit Laç-Kurbin dhe nga Marsi i vitit 2010 e deri tani: Specialist pranë Zyrës Arsimore Laç-Kurbin
Këto ishin eksperienca të punës së tij, por profesor Xhelali nuk është mjaftuar vetëm me këto.
Pas përfundimit të fakultetit ai për të rritur shkallën e tij të kualifikimit ka kryer edhe kualifikime të tjera si:”Kursi i avancuar për formatorët organizuar nga ISP në bashkëpunim me Këshillin Britanik dhe Qendra Amerikane e Kulturës”.. Tiranë, Qërshor 1993. “Kursi i avancuar për Formatorët e Gjuhës Angleze: Kembrixh-Angli” Janar-Shkurt 1994. Si dhe Seminaret: “Edukimi Global” Tiranë, Maj 1999; Tetor 1999. dhe “Të Drejtat e Fëmijëve në shkollë”. Shkodër Shtator 1999; Tiranë Mars 2000.
Falë tyre është Atestuar me shkallën e parë të kualifikimit.
Veçantitë e tij kanë të bëjnë dhe me angazhime të tjera si aktivitetet ndër vite ku vlen të veçojmë ato më të rëndësishmit si ato në vitet: 1998-2009: Koordinator i OJQ “Ndihmoni Fëmijët” Laç, Kurbin. 1995-2009: Koordinator i OJQ “Vizione të Reja” Laç, Kurbin. dhe 2002-2009 : Koordinator i Organizatës MTO me qendër në Nowy Sacz Poloni.
Jeta e nje intelektuali si Mesues Xhelal Toçi nuk mund te kuptohet edhe pa kontributet ne botime. Mbase ai nuk ka shkruar shume libra, por ne ato dy shkelqen.
“Bordi i Shkollës – eksperienca në Angli dhe Shqipëri”. Botuar nga ISP Administrimi & Menaxhimi i Arsimit Nr. 2, Tiranë 2002 dhe Përkthim nga anglishtja: “Viti i Emilisë” – roman Charles Merrill. Tiranë, Gusht 2002.
Këto ishin pak radhë që mendova të rendis për kënaqësinë time, për mirësinë që ka dhënë Profesor Xhelal Toci, ky mësues, ky prind, ky koleg, ky njeri i mirë, i urtë që kurrë nuk u tundua drejtë karrierës së pa merituar.
Dalja e tij në pension pas më shumë se katër dekada karriere në arsim veç keqardhjes që arsimit në Kurbin i largohet një mësues i shkëlqyer, ka shtuar urimet e ish nxënësve, kolegëve, dhe të miqve, për një jetë sa më të gjatë e të begatë.
Ta gëzosh pensionin professor, mbase meriton të akordohet një “pension i posaçëm” për kontributet tuaja në arsim dhe më gjërë.
“”””””””””””””””””””””””””