3.5 C
Tiranë
E enjte, 11 Dhjetor 2025

IN MEMORIE……

Sot data 26 o biri im o Genti im.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe mjekër

Unë do shkruaj për ty o biri im deri sa të kem frymë

Unë do shkruaj për ty o Genti im.sepse ti ishe i vetëm bir..

Nuk ke vëlla a motër qëtë të kujtoj dhe të shkruaj për ty. O biri im.

Më ke lënë vetëm o bir.

Më ke lënë në dhimbje lot e dëshpërim.

Kam mall kam dhimbje e lot çdo sek minutë orë ditë javë e muaj.

Ku të gjej o Genti im.

Ku të kam o biri im i vetëm

Të kërkoj o bir im i vetëm ,, të kërkoj o drita e syve të mi .

Si më le o bir .

Si mund të durojë dot nëna humbjen tënde.

Ku po tretet rinia jote o i bukuri nënës.

Ku vajti rinia jote o bir.

Genti nuk të erdhi keq për mamin

Zemra ime o i bukuri im.ku je .

Të kërkoj o bir ku je o bir ku je.

Eja biri im.eja se kam.mall

Eja o Genti im, se unë jetoj kot pa ty o djalë

“””””””””””””””””””””””

Ti ishe yll i bukur o ylli im i vetëm.

Ti ishe jo vetëm i bukur o bir,Ti ishe i përsosur ishte një djalë shembull për çdo gjë.

Ishe punëtor i edukuar i dashur i sjellshëm

Genti im ti ishe më i mirë se ç duhej o bir.

Përse o zot nuk e le bir im tim të jetonte jetën e tij .

Përse o zot përse e more djalin tim në lule të rinisë .

Përse o zot nuk e le të gëzonte jetën e tij.

Përse o zot më dënove më.një dhimbje aq të tmerrshme që nuk.mund të durohet dot

Ty të kish pikturuar zoti o biri

Ti ishe një përsosmëri.

Dhe kur u sëmurë në spital ,mjekët dhe infermierët më thoshin e ke pikturuar .

Sikur të vrau njeri o bir .

Ç të gjeti o Genti im i bukur.

Ti nuk ishe sëmurë kurrë në jetën tënde o bir

Ti erdhe i shëndoshë, qëkur lindë dhe deri sa ike o biri im i vetëm.

Përse o zot më le më dhimbje e lot për Gentin tim ..

“””””””””””””””””””””””””””””

Ti erdhe si drita bir në këtë jetë.

Por ti ike shpejt nga kjo jetë.

Ti ike fluturimithi si rrufe.

Jetën tënde nuk e gëzove .

Jetën time e helmove ,

në tokë më rrëzove

O biri im i vetëm Genti im me emër

Mbreti.

Mua më helmove deri në palcë.

Jetoj e vetme në këtë botë

Jetoj mes dhimbjes e lotëve

Mallkoj veten time, përse erdha në këtë botë.

Jeta ime një tmerr i vërtetë.

Ku të kam o bir o djalë…

Ku të kam o Genti im.

Eja më merr dhe mua pranë..

Je vonuar shumë o djalë.

Mua malli më ka marrë

Si mund të jetojë nëna

Kur i ka i vetmi i saj…..

Ku të kam o Genti im

Ku të kam ,po të kërkojë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.