14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

KTHEJANI SHQIPES KRENARINË

Pyete shpirtin të djegun flakë,
Si drithëron, kur thotë jam shqiptarë…
Pyete zemrën, vlla, ku t’lumnohet?
Trupi, mornica kokrrash i formohet.
Në pragun e derës, në atë vatan,
Arka e nanës kujtimin gjallë,mban.
Oda e burrave me atë oxhak,
Mend më bjen gjyshi plak…
Pyete gurin, me za ndërgjegje,
Besoj ju e dini atë përgjegje.
Peshoj rand në temin vend,
njaty, ku burrat mblidheshin në kuvend.
Pyete rrapin shekullor,
Sa armiq mbushur me taborë,
Na shkelën, vranë e sakatosën,
Veç kurrë ne nuk na mposhtën.
Jam Ilirida, jam Dardani,
Gjak shqiptari ka nê vena t’mi,
Plis në kokë e në tirq të zi,
shtatin në djep, rritun si fëmi.
Askush në këto dhena nuk më pruni.
Për ca krimba, trutharë,
Mohon veten nuk jam shqiptar,
Me ikë duhet prej trojeve shqiptare,
Këtu nuk ka zgjidhje, nuk gjajmë çare.
O vllazën e motra, shqiptarë,
Bota është një hambarë
Të shfytëzon deri në asht,
për besë, jo nuk i dhimesh aspak.
Nji gja mbani vesh,mbushuni mend,
Se nuk ka në botë si ky vend.
Gjaku i huj s’ bahet kurri i joti,
Se jeni bijtë e saj ,derë Kastrioti,
Rraj, farë,fis i kemi në një flamur,
Se gjakun i kuq nuk bahet ujë.
Nuk ka pare, as pasuni,
Që na ndan nga kjo Shqipëni.
Derisa fara e keqe të mbarojë,
ta duam atdheun ,vet ta mbrojmë.
Të bashkuar grusht ,në nji,
për fëmijët tanë, të ngrihemi,
Se bashkimi thonë bën fuqinë,
Të largojmë të ligjtë, të duam Shqipërinë.

Bukurie Buçpapaj

7.8.2022

“”””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

FITIMTARE…
Ti ke një zemër tê butë plot petale
Njerzit ta marrin atë si dobësi , mendjelehtësi,
Qëndro e tillë si koha që nuk ndalet,
Të tillë të krijoi zoti se ti je vet mrekulli.
Nëse ke dhëne buzëqeshje kur ke qarë,
kur shpirti të digjej si vullkan trishtimi,
Nuk ke humbur , ke dalë ti më fitimtarë,
Pasi shpirti yt çel mirësi si lulet e prillit.
Nëse gjithë ajo dashuri që dhurove,
Keq të ka thyer , rëndë tē ka goditur
Mos u plogështo , si feniks u lartësove,
Mbi plagëdhëmbjesh,triumf je ngritur.
Ti i duhesh kësaj bote se je modeli :
I femrës së fortë ,hyjnore nga zoti kështu e lindur.

6.8.2022.

“””””””””””

Vajzës për ditlindje
E bukura nënës moj princesh,
Rrezearta e zemres time ,
data 6 Gusht pér mu asht fest
Se linde ti ,yll i mamit Ina ime.
Mirê thonë :
kush ka vajza boten ka
Unë them kam ca më tepêr,
Dashuri që fund nuk ka,
Vajzat janë jeta e gjithçka tjetër.
Pyesni nenat ju njëherë
A jane tê lumtura se kanë vajza
Pa hezituar e menjehere
do thonë po
se jane tê embla si mjalta.
Bija e nenes ,moj princesh
Sot o yll ti i mbush katërmbëdhjet
Nga zemra e nënës urim do kesh
Frymarrja ime ti i bëfsh dhe 💯vjet.

Tê paça me jetë të gjatë e shëndet.

Asgjë nuk dua nga kjo jete

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.