MOJ E JONA TOPLIC
Ah moj Toplic e t’parve të mi !
E kam një plagë, e kam e mërzi….
Nëpër ato kohëra ndër stuhi….
Ēshtë dhimbje ndër vite në histori!
Një degë t’madhe na prenë me thikë
E unë thërras gjithëher,oj e jona Toplic.
Vendi i dashur paharruar i gjyshërve të mi…
Dardania asnjëherë nuk të harron ty..!
Ju mbetën tokat,e ju kan mbetë shtēpi….)
Po edhe ju mbetë blektoria me gjithë avri….
Ju kanë mbetë vekshi në oxhak tu zie..
E ju ka mbettë buka në çerep me hi…!
U mbetën djepat e permbysur ku janë rrit
Haj medet e murren rrugën per me ik
Ju kan mbetë vekët krejt pa përfundue
Na kanë mbetë çikat e djemt pa u martue…)
Ju kan mbetë arat e mbjellura me grurë….)
O i kan mbetë medet hijet ku kanë pushue
Edhe ju mbetë rrugët e dajve ka janë shkue..
Ju kan lënë të afërmit atje ku i kanë vorrue.
Ah atje u mbetën dhe vorret e të parëve..
Ah, na i kanë mbetë Odat e baballarve…
Edhe na i shuan tymin e oxhakut…,)
Na i prishën derën e na i pren pragun.!
Po edhe na i rrëzuan edhe votrën…,)
E na çnderuan edhe motrën…!
Ju mbet sofra e shtrueme n’votër
Edhe murren rrugen e arratis n”krejt botën.
Gani Orana-/07/08/2022/K-Gjermani…Miqtë e mi ju pershendes perzemërsisht!