PROFESORESHA SANDRA BAFFA NË KËRKIM TË ORIGJINËS SË SAJ ARBËRESHE.

Në fillim të muajit prill të vitit 2022, në facebook m’ u paraqit doktor Atanasio Formoza nga Filadelfia e Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Midis tjerash më shkruante: – Unë jam arbëresh. Mbiemri Baffa nuk është Italian por është arbëresh.” Dhe që të ishte bindës për këtë më dërgoi disa fotografi të restorantit të xhaxhait të tij Baffa. Atanasio i lindur dhe i rritur në Filadelfia, por i lidhur ngushtë me katundin e të parëvë të tij Shën Sofinë të Epirit të Krahinës së Kozencës në Kalabri. Më 22 maj 2022, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë dhe Shoqata “Bijtë e Shqipes” do të bënin përurimin e librit tim më të ri “Zjarri arbëror i pashuar”, në Filadelfia. E lam me Atanasion që të takoheshim më 22 maj 2022. Më kot shikoja nga publiku i cili kishte ardhur për të më nderuar mua me rastin e përurimit të librit, mos më zinte syri doktor Atanasio Formozën..?! Atanasio nuk erdhi. U mërzita pse nuk erdhi. Pas disa ditësh u dha lajmi se nga një sulm në zemër doktor Atanasio, në moshë relativisht të re kishte ndërruar jetë. Si duket ai nuk e ka ndier veten mirë prandaj edhe nuk erdhi të më takonte.
Sa e mora lajmin e hidhur aty për aty shkrova artikullin me titull: “ATANASIO FORMOZA QË S’ E HARROI KURRË SHËN SOFINË E EPIRIT”, në koment i shprehte ngushëllime Sandra Baffa nga Brazili dhe e quante kushëri. Që atëherë vura kontakt edhe me arbëreshen Sandra Baffa nga Brazili.

Sandra Baffa lindi më 22 shtator 1969, në qytetin Volta Redona, në brendësi të shtetit të Rio de Janeiro, në Brazil. Sandra është vajza e madhe e Umberto Baffa Filho dhe Wanda Cruz Ferriera, motrat dhe vëllezërit e saj janë: Sandro Ferreira Baffa, Juliana Ferreira Baffa dhe Fernanda Ferreira Baffa që të gjithë tanimë e ndiejnë veten brazilianë.
Ka diplomuar në vitin 1994: Në Instituto de Educação Profesor Manuel Marinho në kursin e trajnimit të mësuesve të shkollës fillore. Nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka ndjekur Fakultetin e Historisë në Universitetin UNINTER dhe për momentin në vitin 2022 ka ndjekur një kurs pasuniversitar në Fakultetin FAVENI. Është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve: Beatriz Maria Baffa Lima dhe Pedro Lucas Baffa Lima.

Për prejardhjen e saj profesoresha Sandra Baffa midis tjerash shkruan: “Unë, Sandra Beatriz Ferreira Baffa, isha gjithmonë kurioze të dija origjinën e mbiemrit tim BAFFA, kështu që nisa procesin e hetimit përmes një kërkimi në rrjetet sociale, referenca ime kryesore ishte Italia në rajonin e Kalabrisë, sepse informacion e kisha marrë nga babai im. Stërgjyshi im mbërriti në Brazil me prindërit e tij me një anije nga Italia në Brazil dhe kështu ata zbritën në qytetin e Rio de Janeiro (Zhaneiro) në një udhëtim disi të gjatë dhe të trishtuar, sepse shumë nuk arritën në destinacionin e tyre sepse uria dhe murtaja shkaktuan një fundi i ëndërruar për një jetë më të mirë e të lirë, pasi në Itali ishte në një kohë e vështirë urie dhe mjerimi si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.
Stërgjyshi im André Baffa, i lindur në Shën Dhimitër Korone (São Demetrio Corone) në Kalabri në Mbretërinë e Italisë në 1897, nga Domenico Baffa dhe Rosangela Rumano si prindër, rekordi i dytë i martesës që mund të marr.
Pas informacionit të vogël që mora nga babai im Umberto Baffa Filho dhe një kushërirë Maria Augusta Baffa, André Baffa (stërgjyshi), erdhi në Brazil si fëmijë së bashku me prindërit e tij të lartpërmendur.


Në kërkimin tim të pandërprerë takova shumë Baffa në Brazil: Rio de Zhaneiro, São Paulo, Parana të përhapur në disa shtete, e dija që të gjithë vinin nga e njëjta origjinë Italia, por për habinë time më të madhe ishte takimi me dikë që do të kishte më shumë informacion për atë që po kërkoja, në atë moment mora disa miq në Itali në Shën Sofi të Epirit (Santa Sophia Del Piro), shumë prej tyre janë në Facebook-un tim, po aty filloi gjithçka dhe ku fola me një person shumë të veçantë që do të më sillte më shumë informacione për atë që kërkoja, e kam fjalën për Atanasio Formosa ne folëm disa herë për Familjen Baffa ai me quajti kushërirë, në fund të fundit ai ishte kusheriri i Baffasve të Shën Sofisë së Epirit (Santa Sophia Del Piro), dhe ai më tregoi për familjen Baffa në Filadelfia të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, një bisedë shumë interesante dhe e pasur me njohuri të shumta për fisin Baffa, për të ardhur keq që të pakta ishin momentet në të cilat mund të hulumtoja dhe të thellohesha për të mësuar më shumë për origjinën e Familjes Baffa.
Atanasio u bë një yll atje në qiell, vdekja e tij e papritur na çoi në befasi, aq e dhimbshme ishte vdekja në rrjetet sociale, kështu që pas largimit të tij mësova sesa shumë dinte ai për origjinën e emrit Baffa që në fakt është shqiptar.
Aktualisht nuk punoj si mësuese por kam punuar si mësuese e Edukimit të Fëmijërisë së Hershme në qytetin Angra dos Reis, ku mund të praktikoj trajnimin tim në klasë, po përgatitem për më shumë informacion dhe kërkime në fushën e Historisë, meqenëse është pasioni im i madh dhe studimin e historisë e shoh si një sërë mundësish dijeje dhe kam ndërmend të shkruaj artikuj apo edhe një libër për të ndihmuar njerëzit e tjerë në lëndë të ndryshme, përmes kërkimit shkencor, si dhe Artikulli që paraqita në kolegj, titulli i të cilit është “Si kryqëzata drejt Jeruzalemit”.
Fillova të hulumtoj për origjinën e mbiemrit tim Baffa. U befasova kur mësova se për mbiemrin tim shkruante profesor Bexhet Asani dhe se mbiemri im e ka origjinën nga fjala shqipe Batha. Kështu ai zgjoi ndjenjën time për të kërkuar më shumë detaje për Shqipërinë dhe shqiptarët.