Si arriti kjo gjëmë!Në ç’përmasa!Po përdoren medikamentet e luftës.Spitale si në llogore.
15 mjek është numri i tyre që nuk janë më.
Të tjerët po rezistojnë.Kan frikë dhe ata.Nuk e konsiderojnë veten super heronj.E pohojnë frikën .Kanë javë që nuk shkojnë në shtëpitë e tyre;shumë nuk shohin fënijët e si nënë them _sakrifica më e madhe që mund ti kërkohet një nëne.Po përdoren mjete për dizinfektimin special.Mungon alkooli 90° industrial.Nuk ishte momenti.Rradhat e gjata nëpër supermerkato dje na shtrënguan të prisnim me orë derisa doli dekreti nga qeveria për mos reduktimin e orëve të punës së punonjësve në to.Preferonim distancën.U futëm një nga një e te porta të furnizonim me doreza.Nuk lejohej dy pjestarë të një nukli familjar.Brënda ish dhe e pamundur të zbatohej.Me arkëtaren pagesa kishte mes nesh një mburojë kauçuku të lartë.Për tu çmuar.Akoma më shumë qëndrimi në shtëpi.Me qenin do reduktohen minutat për nevojat fiziologjike të tyre.Eshtë shfaqur një fenomen _ai i abandonimit të tyre nga një lajmë i rremë se janë kafshët trasmetues të viruesit.Kategorikisht e mohuar nga specislistët infektiv..Njl tjetër lajm i rremë.
MOS ABANDONI KAFSHET SHTEPIAKE..apeli i shumë personazheve brilant të kulturës dhe artit.
Mjekët ka raste që u duhet të zgjedhin kush do jet në terapi intensive.E përkthyer__kush të provojë të rrojë.Në Europë polemikat nuk mungojnë për papërgjegjshmërinë e kujt duhet të shtrëngojë optimizmin si në rastin e bastit që vë Jonson..në Angli.Për mos e shndërruar në kotësi sakrificën e kush kujdeset për të sëmurët_ëngjëjt e jetës Punonjësit e mjekësisë.
Pranvera kish ardhur ne kohë këtë vit në zëmrat me dimër të rreptë të njerëzve kudo.Qetësi e çuditshme ku përqëndrohet gjelbërini.Me admirime të anulluara sythet e plasura që i kan lënë vëndin gjetheve çupka.
Majat e maleve nga ku bsanojë ua shoh dëborën.Më tej mes pishash duket rruga kryesore e qytetit që se përshkojnë rrotat e automjeteve.Papritur një zë.Më trëmbi._Zotëri…të paktën mirkuptim ;nuk e kuptoke që është detyrim karshi të tjerëve..Ish zëri i dikujt që i kanosej kujt kish zgjedhur të vraponte rreth fushës së sportit ku ndodhet shtëpia ime.
E dhimbshme lamtumira e paekzistueshme e një bashkëshorteje të moshuar pasi mori lajmin nga prifti i palodhur i spitalit “të vdekjes” në Bergamo___Të lutemi bashkë për tim shoq në rrugë telefonike? ..Lutja e fundit e një jete kaluar së bashku.
Kurrë ,tha ky prift _nuk më ka ndodhur të shoqërojë dikë në frymën e fundit vetëm me buzëqeshjen e syve sepse maska nuk më lë të buzëqesh
..A nuk është tmerr gjithë kjo😘
…SOT ESHTE DHE DITA E POEZISE..