6.5 C
Tiranë
E premte, 3 Janar 2025

Amijete Çollaku

Vetmia në Art !

Të kishte ngjyrë, vetmija
blunë, do t’ja kushtoja
me pinel, det të krijoja
për tek ty, të lundroja .
Nëse gur, ishte vetmija
gurët do ti bëja, shkallë
ti ngjisja, një nga një
në lartësi
tek ty,
të isha pranë.
Nëse ndjehesha e vetmuar
si tym, i një cigareje, të shuar
pas resh, të kapesha në ajër
të fluturoja, në hapsirë
drejt teje, të merja arratinë
duke mohuar, vetminë!
Amijete Çollaku!

I padukshem!

Ti je, një enigmë,
që anën, s’ta gjejmë
Ti je transperent, sa dhe s’të shikojmë
Nuk u ngjan vëllezërve, as në farë e fis
Ti je, tjetërsoj
me shpirt të zi, pisk
Erdhe, si dasmori në dasëm, pa grish(ftuar)
Si ujku, i urritur
për kërmë,
për gjak,
për një copë mish
Erdhe, si një dhelpër tinzare
na gjete, në gjumë
të pa mbrojtur, fare
Erdhe, na godite pas shpine me thik
ashtu, siç vepron çdo herë, një armik
Me gripra mësuar ishim, një jetë të tërë
s’na trembej fare syri, për virozë
Por ti qenke, pa farë e fe
ti qenke e rrezikshmja, koronë
Mund të flisnim, me zë baso
dhe fytin, çoç na përkëdhelte, një kollë
por jo kështu, i padukshëm gogol
Ti qenke,shpirt kriminel qenke, tjetërsoj
na mbylle brënda, s’dalim dot në derë
na ndave, nga njerëz e nga soji
Por kot e ke
boja jote, se ka të gjatë
afër, është rrezja e dritës që duket, në tunel
S’vonon….
jeta do rrifillojë, prapë
Shpresa vdes e fundit, një thënie thot
mundohu, sa të duash
s’na mund, dot
dashuria, për jetën
mbi ty, do triumfon….
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.