… e tmerruar hapi syte e u ngrit me vrull nga krevati. Vrapoi drejt guzhines.
-Duhet me se s’ben t’ia tregoj enderren babit…i tha vehtes, e u habit qe degjoi zerin e saj…
zot po flas me vehte…peshperiti.
I qeshi fytyra sa e pa te atin. Shqetesimin, sikur ia fshiu nga fytyra e saj e bukur, buzeqeshja e embel e tij. I shkoi prane e perqafoi e i puthi floket e tij te thinjur.
U ul ne tavoline perballe te atit, qe e kishte perfunduar pjaten me trahana e po pinte me gllenjka te vogla kafene…
-E vogla ime, me thuaj a fjete mire?
Eni s’ia ndante syte per asnje cast…i dukej sikur ajo fytyre e embel, babaxhane do te ishte fuqia per te dale faqebardhe ne provimin e sotem…
I ati i lexoi syte…fytyren e pa shqetesimin, panikun…i buzeqeshi, i shtrengoi doren e embelsisht i tha:
-E ndjej ketu ne zemren time qe do dalesh shume mire ne provim-..psheretiu e i puthi doren.
-Sa pashe nje enderr tani vone afer mengjesit- tha ajo me gjysme zeri…
– E hairit -i tha i ati e fytyra e tij mori nje shprehje serioze e kureshtare. Syte e tij me shpejt se fjala thane: shkarkohu e vogla ime.
Ajo psheretiu thelle e duke mos i hequr syte nga syte hazell, te thelle e plote shkelqim te te atit filloi:
-Babi ti e mban mend shkollen time fillore..
Ai pohoi me nje levizje te lehte te kokes e nje mbyllje te qete te kapakeve te syve .
Eni vazhdoi.
Po ecja tek rruga e shkolles. Porta ishte e hapur… oborri i saj ishte bosh. Mendova te futesha brenda ..befas hoqa dore nga ky mendim.
Vazhdova te eci ne te njejtin drejtim duke iu larguar shkolles.
Duke ecur rruga sa vinte e behej e perpjete, e me e perpjete, e me e perpjete…mezi po terhiqja kembet zvare…dhe papritur rruga mu shfaq ball per balle si nje mur I larte , I zi… O zot ..pashe per ndonje te dale apo grope ne murin qe me doli para, me te vetmin qellim: ta kaperceja,… fatkeqsisisht ishte i asfaltuar e i larte …u hodha me gjithe fuqite e mija te arrija majen e tij e te ngjitesha lart, po pa dobi…
Gjithmone me ndodh kjo ne enderrat e mia.. dua te vrapoj e mezi hedh kembet…dua te eci e s’bej dot perpara …dua te hidhem e s’leviz dot prej vendit…
Sa po perpiqesha te kerceja perseri per te arritur majen, me shfaqet befas nje fytyre e panjohur, e pashme, me ca sy te kalter si deti i thelle, me nje sere dhembesh fildish tejet te bardhe e te rregullt, qe u shfaqen pas buzeqeshjes ne fytyren e tij zeshkane te pjekur nga dielli i korrikut …
Eni u cudit e i buzeqeshi. Beri nje hap prapa qe te shihte me mire.
Ai u perkul poshte e i zgjati doren.
Ajo hezitoi per nje moment, pastaj e mbertheu fort me te dyja duart e saj doren e panjohur.
– Nuk e ke idene o baba- vazhdoi Eni – sa lehtesisht u gjenda lart…
Per dreq enderra mu nderpre -vazhdoi ajo- e nuk munda te falenderoj ate njeri te mire.
I ati i ledhatoi floket e zinj e te gjate. Me pamjen e tij qe rrezatonte paqe e siguri e qetesoi…
-Do dalesh mire ne provim -i tha – po ama jam i sigurt, qe dikush do te ndihmoje.
Eni ishte nje vajze e zgjuar e shume e shkathet, po ca dembele ama … mesonte jo sistematikisht, si me e shumta e studenteve, ulej vetem ne kohe provimesh.
Ate vit ishte i treti i universitetit. Ne ate provim brenda 6 diteve i duhej te mesonte 5 libra. Librin e fundit nuk e kishte hapur fare. Ja pse e kapi paniku.
U mundua te hante dicka…boshesia brenda qenies nuk e lejonte…piu nje kafe turke e piu uje, shume uje…
U ngrit nga tavolina, ashtu e gjate, e holle, me supe te gjera e te forta beri ca shaka me nenen .
-Mami im i dashur – i tha duke e perqafuar-qe kurre su lodhe me mua, te dua shume.
Eni plot ankth e panik u nis per ne beteje, duke menduar thenien e Bonapartit :
“me mire nje beteje, se nje provim “
E perseriste thenien..again and again and again…deri sa arriti para salles se provimit.
I pa shoket te dera e salles duke pritur…
U buzeqeshi, u foli…
mori buzeqeshje e fjale prej tyre…
Dikush mati pulsin e thirri :
-180 te rrahurat e zemres time.
– Pse s’thua paske rene ne dashuri- the dikush tjeter…
Te qeshura kolektive…
Eni kishte vendos gishtat e dores se djathte mbi kycin e se majtes e perpiqej te gjente vendin per te matur pulsin e zemres se saj qe rrihte si e cmendur…
-170 te rrahurat e mia tha dikush tjeter…
U hap loja…
-225 – thirri Eni.
Wow- thirren disa zera njeheresh.
-Une do futem ne salle sa te dali jashte i pari vazhdoj ajo, perndryshe do me pushoje zemra se rrahuri pa u futur.
Te qeshura te forta.
Dikush tha: ska mundesi 225…I ke numeruar gabim.
-Mati ti – zgjati doren Eni .
Po ishte e vertete 225.
Se fundi Eni, duke share veten qe nuk e kish prekur me dore librin e fundit, u gjend per balle komisionit te provimit prej tre pedagogesh…
Ata buzeqeshen e i afruan tezat te zgjidhte … ndersa mendonte cilen te zgjidhte, ajo degjonte zemren qe punonte cakerrdisur e dukej se po i cante kraharorin…me siguri qe jane dyfishuar te rrahurat- mendoi.
Zgjodhi tezen, i hodhi nje sy… asgje nuk kuptoi…
Nje nga komisioni e mori tezen e regjistroi…e filloi t’i jepte sqarime duke pare paturpesisht fytyren e bukur e pothuajse feminore te Enit, me nje lekure te shndriteshme ngjyre lule bore, me nje pale sy te bute kafeje te celur ne trajte bajame, me buze te plota e te kuqe. E gjitha kjo ne contrast te thelle me floket e zinj e te gjate si pende korbi.
Eni sikur u bezdis nga ky antar i ftuar i komisionit e i hodhi syte te pedagogu i lendes , profesor Lami.
Ai buzeqeshi e i tha:
-Te trija pyetjet i ke nga libri i peste, nga libri i fundit.
Enit sikur i ra tavani mbi koke.
– Mire te gjeti i tha vetes. “Koka ben koka peson”…thote populli.
Antari i komisionit qe dha sqarimet, i tregoi Enit tavolinen ku duhet te ulej, per t’u pergatitur me shkrim. Para banges se saj ishte Ana. Sa e pa, i qeshi dhe e pyeti me mimiken e fytyres se saj.
-I di.
– Jo- i tha Eni duke tundur koken ne shenje mohimi.
Ajo u ul ne banke teper e brengosur.
Papritur Ana me shpejtesi i vendosi nje pusulle mbi tavoline: me jep tezen poshte tavolines e vazhdo shkruaj me kot.
Ana i kishte syte e kalter , dhembet e bukur te shndriteshem si perlat e floket e verdha, te shtrira e tejet te renda …
Po dora e saj… ?
Sigurisht tejet e fuqishme, ajo po shkruante pergjigjen e tezes se provimit per Enin…