Me thesin në krahë u nisa drejt shtëpisë.Julën e lashë atje,poshtë rrapit në lumë,tek çadra prej plastmasi,që çfar binte jashtë binte brënda!Më dukej sikur mbrapa më ndiqnin sytë e sajë blu , të shkruar.Dhjetëra pyetje më vinin në kokë:
“Do të ktheheshin nga shelgjet prindërit e sajë vallë?” “Natën ku do ta kalonin “? “Po sikur të dilte lumi natën e ti merrte përpara?” “Do ta shihja më Julën vallë?”Më dukej sikur e shihja Julën në vorbullën e turbulluar të lumit ,që thërriste:”Ndihmëëëë,Ardit, po na merr lumi, të lutem më shpëto!” -Po sikur të ktheheha dhe ti merrja të gjithë në shtëpinë tonë sonte “
E imagjinoja Julën me rroba të bukura,veshur me fustan të bardhë!
Sillja nëpër mendje një film,që kisha parë kohët e fundit “Dashuri ciganësh “,ku një cigane e re martohej me një shkrimtar.Sa skena mendoja me veten time,ku personazhi kryesor ishte ajo, Jula e bukur !Natën pashë një ëndërr, sikur lumi Pavlla kishte dalë degë më degë dhe e kishte marrë me vete çadrën e tyre të vogël.
Lumi me trungje pemësh i turbulluar si kuçedër vrsponte drejt detit!Ajo thërriste e lebetitur për ndihmë!Notoja me sa fuqi që kisha drejt sajë ta shpëtoja…në momentin që e kapa..,hop më doli gjumi !Isha në ëndërr!Dola jashtë.Yjet ndrinin në qiell.Shiu kishte pushuar.
Të nesërmen u nisa prapë për në Vilë,gjoja sikur do takoja një shok shkolle nga Konispoli.
Rrugës mendoja vetëm për Julën!Kur të shkoja tek çadra, si do justufikohesha?Do ta gjeja Julën atje, apo mos kishin ikur në vend tjetër?. E kalova dhe urën e drunjtë. Poshtë rrapit nuk kishte asnjë çadër!Atje para çadrës zjarri ende lëshonte pakë tym.Kishin ikur !Për një çast,mu duk sikur dëgjova zërin e ëmbël të sajë:”Për ne Ardit,lumi është shtëpia e jonë!Ne ikëm Ardit, por anës lumenjve jemi!Ku i duhet ,mbase shihemi një ditë!
U mërzita.U ula aty ,ku ishte ulur ajo një ditë më parë.Më dukej sikur më shihnin sytë e sajë. Isha djalë i ri,i bukur njëzet vjeçar!Kisha shumë rrugë për të bërë në jetë!
-Kështu e ka jeta-thashë me vete!Jeta të çon në
shumë stacione!Në këtë stacion takova Julën!Eh,sa stacione do të kaloja unë, në jetë!Sa herë kaloja pranë urës, ktheja sytë nga nga rrapi i moçëm.Rrapi sikur më kuptonte,sikur lëvizte gjethet e më fliste me zë :
-Nuk e kam parë më Julën mor bir, por mbase vjen ndonjë ditë!” Sa herë që vijnë ata,këtu tek trungu im e ngrënë çadrën !
Atij rrapi i vura një emër.E quajta “Rrapi i Julës”.
Pas një viti e gjeta Julën time ! Në fakt e kisha shumë pranë!Por ndonjëherë, ne njerëzit, fatin tonë e kërkojmë mijëra kilometra larg tonë,kur atë në fakt e kemi aqë pranë!Veçse nuk e kishte emrin Jula, por një emër tjetër.!E çfarë çrëndësi kanë emrat! Ka rëndësi,që ajo i ka dhënë jetë, jetës sime, e ka mbushur me mushtin e jetës.Nuk do të doja,fat më të mirë, në jetë!
Atje,anës lumit,vetëm pakë metër poshtë rrapit,
ku pashë Julën,me tim atë dhe me shoqen time të jetës,pas dhjetë dymbëdhjetë vitesh,kur ndryshoi dhe forma e regjimit,shkulëm rrepe, e ferra ,shelgje e konopica dhe atje hapëm një tokë tëre.
Eh çfarë tokë që ishte !Ajo tokë kishte dhjetëra vjet e pa shfrytëzuar!Ne ishim të parët që e mbollën atë tokë me të gjitha llojet e perimeve. E donim shumë atë tokë,se e kishim hapur me krahë !E kishim derdhur djersën më ikë për atë tokë ,por edhe ajo na e shpërbleu ama!Bëhej domatja një kile,bëhej speca sa një opingë!
Bëhej trangulli sa krahu, bëhej patëllxhani me nishan !
Shpesh im atë thoshte i gëzuar “Në mbarojnë gurët e lumit,aq do mbarojë dhe prodhimi kësaj fushe. Atje të gjithë pranë tokës ,ime shoqe që përditë shiste në qytetin e Sarandës ,unë që pasi mbaroja punën, direkt shkoja tek toka jonë buzë lumit!Vajzat e mija,sa mbaronin shkollën vinin përditë të na ndihmonin!Im atë atje,me ne si dirigjent !
-Kjo tokë thoshte im atë, vlen një feste me para! Dhe qeshte me gjithë zemër!Në shtëpi shkonim vetëm kur errej!Se toka të do pranë!Po se deshe tokën as ajo nuk të do !
O sa këngë dashurie i kam kënduar time shoqeje, atje buzë lumit!Sa vjerrsha, e sa konkurse kemi bërë me bijat tona, tek ajo tokë e begatë, sepse të begata ishin dhe të ardhurat, që merrnim, falë djersës së ballit!
-Baba-i thoshj unë shpesh ; Kjo tokë nuk vlen një feste (kapele) me para, kjo tokë vlen një zhakë, (thes i madh ),me para!
Eh ,sa herë kalonim afër atij rrapi!Ktheja kokën andej dhe më dukej sikurJula,ishte atje tek çadra !
Njëherë ime shoqe më pyeti:
-Çfarë shikon ate tek rrapi Ardit?Të shoh, që sa herë kalojmë këtu ,diçka shikon atje tek rrapi ?
-Asgjë i thashë, kur isha njëzet vjeç, poshtë atij rrapit ishte një vajzë Rome me dy vëllezër të vegjël.Ju ndeza një zjarr,sepse mund të kishin ngrirë!
-Ardit,mos re në dashuri me atë romen?Ha ha ha qeshi ime shoqe!
-Po jo moj shpirt -i thashë unë si i zënë në faj, por që nga ajo ditë nuk e kam parë më asnjë herë !Si mendon ti,shpirt për këtë gjë ?! Si nuk e kam parë më asnjë herë!
-Ardit,ku do ti shohësh romët ti,….romët tani janë bërë të pasur,kanë marrë në dorë gjithë tregtinë me shumicë të rrobave,të basmave dhe të floririt, në në gjithë Shqipërinë!
Kështu e mbylli bisedën për Julën ime shoqe, sepse dhe ajo ka vite të tëra që shet në tregun e fruta- perimeve në Sarandë .Dhe ime shoqe e njeh mjaft mirë tregtinë !
************************************************
Tashmë u bënë vite ,që nuk banojmë më në Vreshtas!Kemi plot pesëmbëdhjetë vjet që jetojmë Blerimas ,pranë detit të kaltër!Çdo mëngjes na zgjojnë valët e detit!Më së fundi e lamë lagjen tonë rrëzë malit, i lamë sokaqet e rrugët me gurë !Oh,sa shumë gurë!Ata sikur shtoheshin përditë!E lamë, si si pulëbardhë të braktisur, shtëpinë tonë atje majë kodrës që çdo ditë sikur na thërret,sikur na pret .
Ndërtuam një vilë të bukur ,atje pranë detit!
Atë ditë që u larguam nga Vreshtazi, kemi qarë të gjithë !Unë, babai,nëna ime ,shoqja ime e jetës….fëmijët!Kur kaluam,pranë tokës në lumë, nuk i mbanim dot lotët! Është e dhimsur toka sidomos kur e ke hapur vetë me krahë. Ajo tokë ,puna dhe djersë jonë ,na kishin bërë me një shtëpi të madhe të bukur ,pranë detit!
Në këto pesëmbëdhjetë vjet,mijëra pushues kanë ardhur në shtëpinë tonë nga e gjithë bota,deri në Zelandën e Re e në Kilin e largët .
Sa miqësira ,sa histori të bukura e të trishta kemi mësuar nga pushuesit gjatë këtyre 15 vjetëve!Vila jonë është në anë të rrugës,ku kalojnë mijëra makina Ata ndalojnë buzë rrugës e që nga makina pyesin :
-A keni dhoma të lira,me qera ? -pyesin ata.
-Kemi i themi neve !Ne tashmë pothuajse e dimë,kush do qëndrojë, apo kush e do shtëpinë fare në anë të detit!Dikush që ka makinë të shtrenjtë,luksoze pyet:
-Vila a ka parking ?
-Po i themi ,-ja njëri parking ,qe ku e ke edhe ktë
tjetrin !
Ka nga ata,që e parkojnë makinën në anë të rrugës ,dhe e lëvizin shumë lirshëm makinën në çdo orë të ditës apo të natës!Në fakt ne punojmë me kontrata,ose me
booking.com,por në muajin Maj,Qershor e në Shtator, na vijnë në shtëpi edhe njerëz nga rruga.Me të gjithë mirëkuptohemi!Ska ndodhur ndonjëherë, që të na ikë njeri i pakënaqur nga shërbimi ,apo i pa
respektuar!
-Janë kaq të mirë pushuesit që vijnë tek ne, -thoshte ime shoqe Bardha,sikur i kemi zgjedhur vetë me dorë !
– Ja këto mendoja atë ditë të djelë Shtatori, kur dy xhypa”Jaguar”,ndaluan para portës sime !
U dëgjua zhurma e dyerve, bërdam …bërdam!
Nga makina e parë, zbriti në grua dhe një burrë.Nga makina e dytë ,zbritën dy burra dhe dy gra !Dola me të shpejtë tek porta.
-Kjo është “Garden Villa Veli”?-pyeti gruaja me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.
-Po ,zonjë, -i thashë Unë!Unë jam i zoti i sajë !
-Atëherë ju jeni Arditi,- tha ajo gjithënjë me buzë në gaz!
-Ky është im shoq ,Asllani ,dhe tregoi me dorë burrin pranë sajë,rreth të gjashtëdhjetave, i cili ishte veshur me një kostum të zi,këmishë të bardhë borë, e kollare të kuqe.Në qafë kish një varëse sa një gisht të trashë,me një ikonë në formë vezake me portretin e gruas,që kishte në krah.
-Këta janë djemtë e mijë,Ibrahimi dhe Mustafai dhe dy nuset e tyre Havaja dhe Erveheja !
Të dy djemtë, që dukeshin si binjakë, ishin veshur me kostume të bardhë,këmishë të zezë e kollaro ngjyrë blu,këpucët të zeza me majë e në qafë kishin varëse të trashë floriri,me medalione me foto femrash.
-Ti duhet të jesh Arditi,-tha gruajadje mu hodh në qafë .
U përshëndeta dhe më burrin e sajë Asllanin,që ishte më i gjatë se unë,me flokë kaçurela pakë të thinjura,mustaqe të holla ,të prera spic ,si dhe me dy djemtë dhe nuset e tyre.
-Urdhëroni në Vilën tonë,-ju thashë dhe i udhëhoqa në bar restaurantin tonë ,që ndodhet poshtë verandës.Ndërkohë erdhi dhe Bardha ime shoqe dhe dy vajzat e mija Blerina e Ana!
Pasi u takuan me mysafirët,Bardha me buzë në gaz ju drejtua :
-Tani të pijmë kafet e mirëseardhjes!Porositni çtë doni ju lutem !
Porositën të gjithë:Gruaja më kostumin e zi dhe i shoqi Asllani,porositë kafe turke,dy djemtë nga një ekspres të shkurtër, ndërsa dy nuset porositën kapuçino.Unë dhe Bardha porisutëm kafe turke
Vajza e madhe Blerina, i bëri të gjitha shpejt e shpejt.!
Bashkuam dy tavolina bashkë dhe ishim gati për të uruar njëri tjetrin!Unë dhe Asllani e mbushëm nga një gotë raki rrushi !Gruaja, që mund të ishte rreth të pesëdhjetave u ngrit në këmbë .
-Ardit-e mori fjalën ajo, e shoh që je i habitur.!
Zëri filloi ti dridhej.Pakë në parë tek porta ,unë ju prezantova,tim shoq Asllanin,dy djemtë e mi, Ibrahimin dhe Mustafain,si dhe dy nuset e djemëve Havanë dhe Ervehenë!Nuk të thashë se kush isha vetë .Dukej që kishte shumë emocion.
-Ardit, unë jam ajo vajza,që ke takuar shumë vite më parë,kur isha vetëm pesëmbëdhjetë vjeç. E mban mënt ishte viti1980!Jam ajo vajza,tek ura e lumit ,që të kërkova shkrepsen për të ndezur zjarrin,për dy vëllezërit e mi të vegjël,se po ngrinin nga të ftohtit !Tani zëri jo vetëm që i dridhej, por nga sytë po i dilnin lotë .Ndaloi një hop ,fshiu me një shami akull të bardhë lotët e vazhdoi :
-Akoma nuk të kujtohet Ardit,ti erdhe prapë e na solle dy bukë,që ti pat dërguar dajua yt !Unë jam Jula Ardit..,jam Jula,bija e Shukriut !Nuk vazhdonte dot më !Lotët i rridhnin në faqe e i binin në tavolinë Tashmë dhe mua më dolën lotë!I pashë të gjithë!Të gjithë po qanin !Kishin kaluar 38 vjet që atëhrë!
Ime shoqe Bardha,u çua dhe e përqafoi Julën !
-Na ka folur Arditi përherë për atë ngjarje!Ne fare afër atij rrapi,kishim tokën tonë.Kushedi sa herë kemi folur për ty të keqen motra !U çova dhe unë, e përqafova Julën e të gjithë me radhë
-Erdha dhe të nesërmen-thashë unë ,por nuk të gjeta!Në gjithë këto vite,të kërkova por nuk të pashë askund !
-Atë natë, -tha ajo babai me nënën ,nuk erdhën në çadër.Vëllezërit po qanin.E kam mbajtur zjarrin tërë natën ndezur, ndryshe mund të kishim vdekur të tre.Babai,teksa po priste shelgje në një shelgu të lartë ,u rrëzua.Kishte thyerje në trup .Nëna shkoi në një stan, një orë larg dhe kërkoi ndihmë !U vunë në lëvizje shumë njerëz!Me një makinë e çuan babain në spital E mjekuan në dorë dhe në këmbë që i kishte thyer ,por babai nuk u çua më në këmbë.
Kishte thyer shtyllën kurrizore!
-Babai që nga ajo ditë ,është në karrocë _ tha Jula!Neve të nesërmen në mëngjes erdhi një makinë ushtarake e na mori.Na çoi tek tezja ime në Delvinë!
-Ardit, kemi vuajtur shumë vëlla, por gjithmonë të kam kujtuar!
Sa djalë i bukur që ke qënë!Drëng ma bëri zemra atë ditë, që na ndeze zjarrin,hahaha,Asllan, dhe ti Bardha se mos bëheni xhelozë!Po ishe i mirë or dreq!
-Dy vjet më vonë të kam parë në festivalin e këngës në Sarandë,por më erdhi zorr të të flisja
-Atëherë e kisha zgjedhur Arditin tim,Asllanin !
Hahaha-qesha unë ,atëherë dhe unë e kisha zgjedhur Julën time,Bardhën!Një vit më vonë një ditë të ftohtë Janari ,e njoha Bardhën Jula,e do jemi bashkë dhe në jetën tjetër!
Ime shoqe Bardha,na shtroi një drekë shumë të shijëshme!Me peshq e midhje të pjekura!Me mish në zgarë, me byrek Çamërie,e çfarë thosh gjuha e zogut…
Ne ne u bashkua dhe nëna ime e mirë Dëshira!
Mustafai,djali i Julës,montoi jë boks me këngë e valle popullore .
Pinim hanim dhe këndonim!Të gjithë ishim bërë çakërqef.Ja tani ishte vallja e Napolonit!
-Asllan, ju ftoj të kërceni napolonin,së bashku me Julën -thashë unë!
Filloi muzika!Jula ishte kërcimtare e lindur!Edhe rrotullimet i bënte tamam si ato balerinat!Flokët e saj të zeza pis,deri tek beli i hidheshin si fugë!Por dhe Asllani nuk mbetej mbrapa!Dridhej në majë të gishtave,përkulej leviste shpatullat, përplaset duart,ulej në gjunjë,rrotullohej bashkë me të .
Pastaj e merrte hopa e rrotullohente si të ishte një balerin i vërtetë!
Ne të gjithë kishim formuar një rreth, e bashkë me muzikën ,këndonim e përplasnim duart!
Nëna ime u çua dhe i vuri në flokë një dhjetë mijë lekëshe Julës !!Jula e la një moment kërcimin dhe i zuri dorën nënës time, ashtu siç.
parë në filma!
Kaq u desh …Ibrahimi dhe Mustafai,si dhe nuset e tyre Havaja e Zenepja ja mbushën me lekë, me euro,me dollarë ,flokët dhe fustanin e Julës!Ca pushues Ukrainas, filluan ti hidhnin lekët në ajër!Tashmë muzika kishte arritur kulmin …Asllani e kapi Julën nga duart dhe e rrotullonte atë në ajër!Oh,çfarë çast i madhështor!Të gjithë duartrokitnin!Në rrugë,te
porta ,në oborr, në verandë, ishin mbledhur dhjetëra njerëz që ndiqnin këtë kërcim me skena rome!Në drejtim të tyre hidheshin monedha në ajër!Hodha dhe unë dhe ime shoqe Bardha!Pllakat e restaurantit më nuk dukeshin!Më në fund muzika ndaloi !Asllani e mori në dorë Julën dhe e puthte fort !Ajo qeshte me gjithë shpirt dhe e la veten krejtësisht të lirë në duart e Asllanit !Ishte një puthje lumture!Ndoshta nuk ishin puthur asnjëherë me aqë zjarr!Hahaha,nusja e Musrafait i mblodhi me fshesë paratë !Një qeskë me lekë!
-Këto lekë i takojnë nënë Dëshirës-tha ajo!Merri nënë Dëshirë, sepse ti i hodhe lekët e para!Pa pritur përgjigje ja hodhi qeskën me lekë në prehër të tumaneve! Të gjithë brohoritën :
Nënë Dëshira!Nënë Dëshira!Nënë Dëshiiira!
Pashë Bardhën time. Ajo sikur më ftonte në vallëzim!I pohova me sy!I dhashë edhe një puthje!Buzëqeshi e gëzuar!Ishte mbasdite!Një mbasdite që do ta mbaj mënt gjatë në jetën time !
(VIJON NË NUMURIN E ARDHËSHËM )