16.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

ELA ZDRAVA

 

MOS DASHURO NJE POETE
Nese dashuron nje poete,
shpirtin zemra do ta shkund,
do puthesh vargun,
do humbesh fillin,
ne boten e saj krejt ti humb.
Embel me vale do te te perkedhele,
do te perplase me dallge deti,
do te ktheje ne varke te humbur,
do te therrase ne zemer i imi Mbreti.
Nese dashuron nje poete,
ne shpirt do te pikoje vese argjend,
petale zemre do te celin,
po aq fort shpirti do te te dhemb.
Nese dashuron nje poete,
akullnajat e shpirtit do ti beje zhur,
zjarrin qe te djeg do ta akulloje,
e zemren pameshire do ta ktheje ne gur.
Do te frymosh pafund qetesine,
kur ti mbledh per ty gjithe yjet e qiellit,
do te ndjesh vertete ngrohtesine,
kur te te mbeshtjelle me rreze dielli.
Nese dashuron nje poete,
me fuqine e fjales fort do te te ndricoje,
sado ta vrasesh,s’e dorezon as tingullin,
ne prehrin e saj shpirti do te qendroje.
Nese dashuron nje poete
boten do ta kesh krejt ne duar,
ujerat e qeta
mund ta trazojne shpirtin,
ka fuqi te te beje engjell
edhe kur je dragua.
Mos dashuro nje poete,
bota e saj ndonjehere
do te duket cmendine.
Mos dashuro nje poete,
zemra aq fort do ta doje,
sa shpirtit do t’ia vrase lirine.
ELA ZDRAVA
14/02/2015
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.