Sa do doja, të filloja nga e para, këtë jetë.
Doja këtë botë, t’a bëj më ndryshe, të duket .
Të bëhesha, si një ëngjëll
që për të,vetëm lutet.
Ta shikoja, me pastërti
siç sheh botën, një fëmijë.
Doja çdo fillesë, t’a rripërtërij.
t’a shoh, me të sajën origjigjinë
si një fëmijë,me pafajsi.
Dhe të pyes!?
Ç’faj ka dielli, që rrezet ja zunë!?
Ç’faj ka pylli, që i dogjën drunë!?
Ç’faj kanë kafshët, që u prishën strehën!?
Ç’faj kanë shpendët, që u prishën folenë!?
Ç’faj kanë gjyshërit, që jetën në mes u prenë!?
Ç’faj kanë, që lanë kockat në këtë jetë?!
E ti, jua shuan dritën e qiriut të tyre,
me pa të drejtë?!
O sa pse….
të pashpjeguara, pres
si fëmijë, për të mësuar..
Një rrifillim sot, për të vazhduar
mes imagjinatës,
me dëshirën, si fëmijë
mbi qylim fluturues,
të shëtis gjithësinë..
të prezantohem,me galaktikën
që yjeve, mos t’ju fshehim dritën
Në qiellin,që mbi ne,sundon
të shoh, diell me hënë harmonishem, si flirtërojn
kur dritën e dashurisë, së tyre
në ag e perëndim
njëri tjetrit, i dhurojnë .
Dhe ashtu, të qeshja e gëzoja fuqishëm mes ëndrrës, kërkoja
me sy e shpirt, fëmije botën ndryshe, ta shikoja, sa do doja…
Derisa befas, u dëgjua këndezi
zëri kumbues i tij, me zgjoi. Unë, përqafuar me galaktikën tek më shikonte, në sy
e diçka më belbëzoi, me psherëtimë
pak para, se të më thotë lamtumirë
më tha, dy tri fjalë
më mikloi, në fytyrë..
Ehh ç’më zgjoi zë i këndezit,
nga kjo ëndërr magjike, fantastike e mirë…
Për një, botë
akoma, më të mirë….
Amijete Çollaku!