6.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Nikolle Loka

Me flakën jam prekur

L'immagine può contenere: incendio e notte
Me flakën jam prekur pas një vetëtime të beftë,
pas ankthit që djeg kam pritur bubullimën,
a thua qenka thënë të digjem pa e dijtë,
a thua djegia të jetë ilaç për zemrën!
Me flakën jam prekur në një ditë të epshme,
në një ditë kur trupi humb në shpirt,
shatrivani prej syve të një femre,
në vend që të më ftohte më ka djegë!
Me flakën jam prekur te një lule zoje,
që si nuse harlisej në livadh,
e shkela padashje dhe me pafajësi fëmije,
guxova e i thashë: Më fal!
Dhe nga lule e shkelur flakë dilte,
flakë e ndezur gabimisht,
zjarr i saj te unë nuk po arrinte,
po shpirtin po ma digjte dhëmbshurisht!
Flakë në shpirtin tim nuk ndjeva kurrë,
i endur ndër ylberë e vetëtima,
më ishte djegur shpirti që me flakën e parë,
e tash pa flakë po më digjej vetëm hiri.
“”””””””””””””””””””””

Një copë shpresë

Një copë shpresë
në hapësirat e kthjellta u shkri,
formohen ndër flakë
shtatë rrathë horizontesh.
Për shtatë ditë
largohet
shpirti nga zemra dhe ftohet.
Dita në dy kohë,
ende pa zbardh errësohet,
pastaj prehet mbi gur e çlodhet,
retë e zeza e ftohin me shi
dhe me vetëtima e ngrohin.

“”””””””””””””””””””””

ZOGAJ, Anton (26.07.1908-9.08.1948), klerik, I Lumturuar, Martir i Kishës Katolike

L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
Dom Antoni lindi në Kthelle të Mirditës, por fëmijërinë e kaloi në Kosovë. Mbaroi seminarin Papnor në Shkodër (1920). Diplomohet për filozofi në Trauning (Austri), shugurohet meshtar( 26 prill 1932) dhe emërohet në famullinë e Shna Prendes në Kurbin(1932). E fillon shërbimin meshtarak në katedralen e Shën Luçisë në Durrës, pastaj kancelar i Arqipeshkëvisë dhe sekretar i saj(1947); ndihmësfamullitar në Tiranë dhe mësues i besimit në shkollat shtetërore të qytetit(1943-1944); famullitar në Durrës(1944-1947). Arrestohet në Durrës dhe burgoset(18.05.1947).
Akuzohet për veprimtari armiqësore. Gjykohet së bashku me Imzot Vinçens Prenushin dhe Dom Pal Gjinin(24.12.1947). Dënohet me vdekje; kalon ditët e fundit në një qeli të burgut të Durrësit deri ditën e ekzekutimit. Pushkatohet në Durrës( 9.03.1948).
Dekoruar nga Presidenti i Republikës zoti Bujar Nishani me dekretin Nr.9814, datë 8 nëntor 2016 me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”, bashkë me 37 martirët e tjerë.
Vdekja e tij prej martiri bëri që të kalonte në procesin e Kanonizimit. Figuron në listën e të adhuruarve me Dekretin e Martirizimit të Papës(26.04. 2016). Është shpallur i lumturuar nga Papa Françesku, me një meshë solemne të celebruar në Shkodër nga Kardinali Angelo Amato(5.11.2016). Në kalendarin katolik kujtohet me 31 dhjetor. ©Nikollë Loka
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.