21.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Shkruar nga,GJON RROKU ish mesues historie dhe gjeografie RRUBIK.

Per vitin shkollor ”46-”47 ,krahas pergatitjes metodike per ecurine ne oren e mesimit ,duke shmangur metodat e punes herbartiane, me format e punes me efektive me nxenes te vecante dhe klasen ne pergjithesi ,mesuesi fituan pervoje dhe ecuri me te zhdervjellta ne oren e mesimit. Te mesuarit permendesh dhe ndeshkimi u zevendsuane me komunikim me te qarte dhe stimulues per nxenesit.

Gjate keti viti shkollor mesuesit duhet te perdornin bukurshkrimin dhe te mos perdornin me shkrimin skript ,i trasheguar nga metodat herbartiane.

Shkresa e M.se Arsimit date 10-X- ”46 njoftonte se ne perpilimin e listave te kuadrit arsimor jane marre parasyshe,ne radhe te pare , nevojat arsimore ,prandaj fuqite mesimore jane nd ne menyre qe te perfitojne njesoj dhe banoret e fshatrave te lena pas dore nga rregjimet e kaluara. Vec kesaj ,ne radhe te dyte ,jane verejt dhe nevoja familjare ,ekonomike etj te secilit arsimtar. Kuadrit te mos i beheh asnje nderrim dhe te porositet persineli vartes te paraqitet ne krye te detyres menjehere !

Me poetin Tonin Nikolli prof.GJON RROKU

Ne vitin shkollor 1946-1947 krahas shkolles Rrubik-Bulgjer, Katund i Vjeter e Rasfik do te fillonin veprimtarine e tyre dhe shkollat Fang e Munaz.

Ne vitin e dyte ne shkollen fillore Rrubik-Bulgjer funksionoi klasa e pare dhe e dyte. Nuk ka klasa paralele. Mesuese ka qene Vitore Leka. Me pas u zevendsue nga Kole Jaku ,lindur me 1-lll-1924 ne Cetine. Me pese klase gjimnaz dhe me nje kurs pedagogjik te kryer be Prizren.Zoteronte italusht spdhe serbo-kroatisht. Shkolla freukuntohej dhe me nxenes nga Rrethi i Eper dhe Bulshize. Shkolla ishte e vendosur ne nje ndertese private,me nje dhome mesimi. Zoteronte nje kopesht me petmasa 25 x 10 m. prej te cilit siguroheshin perime per nevojat e mesuesit dhe te nxenesve.

Nga korespondenca me seksionin e arsimit mesojme se mesimet jane zhvilluar normalisht gjate vitit shkollor . Eshte realizuar programi mesimor dhe realizuar ore supkimentare me kursin e analfabeteve. Mesues Kole Jaku ankohet se mungojne listat e nxenesve te detyrueshme per vitin e ardhshem mesimor, mbasi kishte nxenes qe mund te bdiqnin shkollen ,vecanerisht vajza.

Megjithese be fillimet e saj rezulton qe shkolla te kete patur Komitet te Prinderve dhe nje ” arke ndihme ” me te cilat ishte ble nje ore. Shkolla kishte organizimin e brendshem me ” Organizaten e Pionereve ” ,si dhe keshillat e nxenesve per klasat e pare dhe te dyte. Mesojme se gjate vitit jane zhvilluar kater aktivitete artistike dhe gara spirtive me nxenesut e shkollave te komunes. (Nxenesit ishin te rritur ,nga7 deri 12apo 13 vjec). Thuhet se kane ba pjese korale dhe recitime ne mikrofonin e ” Kinema Perparimi ” ,lagja e vjeter. Nga statistika perfundimtare mesojme se:

Nxenes te rregjistruar: Freukuntojne: Perserisin klasen:

Kl: M. F. Gj. M. F. Gj. M. F. Gj.

I- 14 7 21 11 7 18 3 3 6

ll- 5 1 6 5 1 6 – – –

Sh- 19 8 27 16 8 24 3 3 6

Vemendje i kushton dhe sigurimit te kontigjentit te nxenesve per vitin e ardhshem shkollor. Nga statistika rezulton se ”47-”48 do te kete kete kete numer nxenesish :

Meshkuj Femra Gjithesejt

Klasa l- 11 16 27

Klasa ll- 11 4 15

Klasa lll- 5 1 6

Shkolla- 27 21 48

Sic shihet mesuesi ben kujdes per kryerjen e veprimtarive dhe kalueshmeri reale; parashikon me kujdes numrin e nxenesve per vitin shkollor pasardhes.

Orane shkolles fillore ka funksionuar dhe shkolla e nates me nxenes te rritur ne klasen e pare dhe te dyte. Qendra e punes u vinte kerkesevpunetoreve te minjeres te arsimoheshin.

Statistika e shkolles se nates per vitin shkolloe 1946-1947 paraqitet e ndare sipas klasave:

Klasa Te rregjustruar Freukuntojne Marrin deftese .

M. F. Gj. M. F. Gj, M, F. Gj.
l- 8 – 8 8 – 8 8 – 8
ll- 7 – 7 7 – 7 7 – 7
Shk. 15 – 15 15 – 15 15 – 15
Nota mesatare e klases se pare eshte3,9 e klases se dyte 4.7.

Nga informacioni qe jep mesuesi i kesaj shkolle per kurset e analfabetizmit prane minjeres ne grupin e pare dhe te dyte ,programi eshte realizuar me frukuntuesit e rregullt. Ne kurset e reja dhe shkollen e nates prane minjeres mesuesi ,ka dhene 120 ore mesimi dhe ka udhezuar drejtuesit e kurseve,punetor me 5 klase fillore ,per zhvillimin e oreve te mesimit. Te gjitha keto tregojne per nje pune me perkushtim me te gjitha kategorite e nxenesve.

Ne nje shkrese te ardhur nga S. Arsimit date 20 -ll- ”47 thuhet : ” Asht konstatue se ne ndonje katund ,mbasi nxenesit kane kryer mesimin ; prifti ose hoxha ka mbledh femijet dhe ka mesim feje ,qe eshte kontra me shkollen aktive te sotme. Tash e mbrapa duhet te kontrolloni mire te tilla veprime dhe menjehere , po te konstatoni , te njoftoni seksionin e arsimit per te marre masat e nevojshme. Jeni pergjegjes ne rast te kundert.” Shkolla shqiptare ne rendin e ri te d. proletariatit ,po formonte fizionomine e saj: arsimin laik,ndarjen e shkolles nga feja.

Shkolla fillore Munaz u hap ne vjeshten e vitit 1946 . Mesues i emruar qe Sander Troshani ,i cili u paraqit ne detyre me 9-ll-1946. Mesimi zhvillohej ne nje ndertese private ,te marre me qira, ne gjendje jo te mire.

Mesues Sander Troshani kishte 4 klase gjimnaz dhe kursin pedagogjik ne Tirane ; zoteronte gjuhen iraliane. Ne vitin shkollor ”46- ”47 rezulton te kemi kete gjendje: klasen e pare dhe te dyte ,te cilet kishin vazhduar mesimet ne Rrubik-Bulger .

Klasa. Te rregjistruar. Te rregullt. Kalojne klase.

M. F. M. F. M. F.

l- 17 10 13 7 12 3

ll- 8 – 7 – 7 –

Kontigjenti i nxenesve per vitin shkollor pasardhes 1947- 1948 rritet numri i nxenesve.

Klasa e pare : 19 M. 13 F.

Klasa e dyte: 13 M. 3F.

Klasa e trete: 7 M. –

Realizimi i programit do te realizohej deri me 20 korrik per arsye semundje 6 dite ,mbledhje e seminare te zhvilluara . Mesuesi paraqet kerkesen per mungese bankash, derrase te zeze ,tavoline dhe karrige . Per te punuar me shkrim perdorim dhe pllakat e grafitit me te cilat zevendsonin fletoret.

Ne shkollen Munaz merrnin pjese nxenes nga dy katunde tjera : Vau Shkjez dhe Rreja e Zeze.

Prane ishte hapur dhe kursi kunder analfabetizmit vetem per gra ,i cili drejtohej nga mesuesi. Duke u njohur me keto te dhena shohim punen e veshtire qe duhej perballuar : ” Ne kurs bejne shume mungesa dhe shpesh hasnim pengesa per rifillimin e mesimit. Smbas nendimit tim nuk u jap asnje deftese ,mbasi nuk kane fitue njohurite e programit . Arsyjaqe nuk dijne me duket eshte ,se nuk duan vete me i shkrue germat ose numrat per arsye se duan te mbyllet kursi nga ana e fanatizmes qe egziston ne keto katunde . Kur dalin ne derrase te zeze e shkruajne germen dhe e lexojne per nje tjeter dhe kur u them lexoje mire ,japin kete pergjigje : nuk eshte zanati jone ; per ne jane drute dhe bukhera ne shpine dhe shkronjat ,jo! U lexoj pjese nga revista : ” Shqiptarja e re “per te kuptue dhe habiten.Ne kurs jane ba 40 ore mesimi. Nga 18 gra e vajza te rregjistruara ,freukuntuan dhe u vlersuan 11 gra, te cilat fituan graden e pare.

Ne Fang shkolla hapi dyert e saj per vocrraket e etur per dije me 25 -X-1946. Mesimet zhvilloheshin ne nje ndertese private.

dhe te shkrimit kursiv, duke hequr nga perdorimi shkrimun skript . Per shkollat verore,ky udhezim kishte shkuar me pare. Klasa e pare do te fillonete mesimin e abetares me metoden analetiko-sintetike te dhenjes se tingullit dhe me perdorimin e bukurshkrimit ,shkrimin kursiv, edhe ne klasate dyta,treta e te katerta.

Pasqyra e fillimit te vitit shkollor 1948-1949 na jep keto te dhena:

1-Rrubiku: l-8m. 11f. 19gj. 2-Munaz- l -5m 5f. 10 gj.

ll-9m. 4 f. 13gj. ll- 8m 4f 12gj.

lll-10 m 4f. 14gj. lll-8m 2f 10gj.

lV- 6m 1f 7gj. lV-7m – 7gj.

2- Rasfik: l -13m. 5f 18 gj. 3-Fang – l -5m 8 f 13gj.

ll- 8m. 9f 17gj. ll -6m 9f 15gj.

lll- 4m. 7f. 11gj, lll -15m – 15gj

lV -4 m. – 4gj. lV – – – –

5 -Shkolla fillore Katund i Vjeter: 1947- 1948

Te rregjistruar: Kaluan klasen :

M. F. Gj. M . F. Gj

Kl -l- 6 6 12 4 4 8

Kl-ll- 5 3 8 4 4 8

Kl -lll -10 – 10 9 – 9

Ne vitin shkollor 1949 u hap shkolla fillore dhe ne Rreje te Veles. Populli arsimdashes i Veles per mungese lokali hapi dyert e kullave qe te mesonon bijte e bijat e tyre. Fillimisht mesimi u zhvillue ne shtepite e fshatareve Prend Ndue Gjoka , Preng Mark Nikolli dhe Dede Shyti . Mesuesi i pare ne Vele qe Pal Pitoka nga Shkodra. Duket paradoks hapja me vonese e kesaj shkolle! Vela e njohur si arsimdashese gjate historise. U perpoqem te japim nje pasqyre te zhvillimeve te arsimit ne kushtet dhe rrethanat e kohes.

GJON RROKU

ish mesues historie dhe gjeografie

RRUBIK.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.