20.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Ela Zdrava

 

DO T’JA DAL, SE JAM GRUA
Mbi supe mali t’me peshoje,
nder shkembinj te bie, coptuar perdhé,
zvarre do ngrihem, rrenojat cale t’i kaloj,
trokellimen e kalit serish do ta ndjell.
Nese shpirti keq do t’me mberdhije,
fryma t’me merret nga ajri i rende,
vjedhurazi zemres
do t’ia marr nje shkendije,
te ndez nje zjarr,
te mbeshtillem koke e kembe.
Nese mikja me e ngushte ma shet shpirtin,
e ngrohet me zjarrin e vatres sime,
me themel do ta pastroj e ta lyej shtepine,
jashte dere do mbaj dy sy pas shpine.
Nese fati kepucet do t’mi grise,
e t’me flake pa adrese,
pa stacion, ne mes te rruges,
valixhen ngarkuar me zhgenjime
do ta flak, tutje ta degdis,
buzeqeshjen do t’ia vjedh shpirtit,
e t’ia jap nur buzes.
Ne qofsha rraskapitur
nga stresi e lodhja,
rropatur therrimeve,
braktisur nga gjithkush,
ne jeten time jam vete e zonja,
zot nuk le t’me behet askush.
Ne s’gjeça uje per buzen e thare,
e as therrime per frymen e mekur,
do te pij shi, bore do te ha,
rrenje te gjalla do ti nxjerr nga fundi i dheut.
Gjithkush, qe me sheh ne siperfaqe,
thjesht se jam femer trurin e ngarkon,
balten do t’ia heq dinjitetit e vlerave te mia
rendesi ka qe i njoh une, kjo me intereson.
Nese fjalet mbi mua keq do t’rrembehen,
s’do ta lejoj inatin,
as terbimin te me zgjedh,
tespihet e trishtimit do ti kepus
duart t’me zgjidhen,
ekzistencen thesar ta ruaj,
kerrkush te ma vjedh.
Per dashurine kembadoraz
do te ec gjithe jeten,
qofte dhe stuhi me shi pa cati
ndjenjen zemres me ar do t’ia peshoj,
pa ia tradhtuar rrahjet shpirtin e flijoj
Do t’ja dal, do t’ja dal, dhe pike,
frika nga une te rrenqethet ne frike,
do t’ja dal, do t’ja dal se jam grua,
toka ma mori gjithe fuqine mua.
ELA ZDRAVA
6/01/ 2017
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.