Me ndodh nganjehere,
Qe une myslimania e mire
te shkoj ne nje kishe
T’i falem Zotit te krishtere.
Ze vend diku si te qelloje
Kokulur qendroj para Tij
Flas me vete nen ze
Hera-heres edhe psheretij.
Befas qirinjte ndizen,
Drita e tyre me hyn ne shpirt
Po ende mire nuk e di
Eshte mekat te biesh ne dashuri?
Zoti me sheh me dhembshuri,
Dy fjale te shenjta peshperit
Bija ime nuk quhet mekat,
Kur dashuron keshtu si ti.
“”””””””””””””””””
Kur u shfaqe ti, bota ngriu
Shikimi ngeci syve te tu
Si te qe shkulur veriu
Nga Mali i thate gjer ketu
Asgje s’mundi t’i ndale
Rrahjen qe zemra dha
As zerat, as njerzit,
As qetesia qe befas ra.
Brenda meje hyre
Si flladi i lehte,
rrenove muret e larta
Qe kisha ngritur vete
Dhe mbete diku
Thelle zemres sime
Nuk kerkove celes
Nuk bere as betime
Tani s’ka dalje me
S’ka dyer, as dritare
Ka vec kembana
Qe kthehen ne rrahje
“””””””””””””””””””
Ku me je nene?
Te te shoh ne sy
Te te degjoj zerin
Te kuvendoj me ty.
S’di ku te kerkoj
Nuk e di ku je
Dheun poshte rremoj
Syte drejt qiellit ngre.
M’u qas nena ime,
Te te them ca fjale
Koken ta vendos,
Prehrit si me pare.
Degjome si atehere
Kur drejt teje vija,
Si femije ne faj,
Kokulur rrija.
Dhe sot si atehere
Dua te kem prane
Te me heqesh brengat
Te me nxjerresh malle.