20.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Sahit F. Osmani

JUVE QË NA E SOLLET LIRINË
“Heronjtë e luftës do të mbahen
mend në këngët” HOMERI
O heronj që lindët në udhët e luftës për liri
O gjak i shenjtë i heroizmit të popullit tim
Që na e sollët ate që zemra na e dëshironte
Me gjuhë të shpirtit falënderojmë të gjithë
Juve që na e kthyet shpresën përgjithmonë
Ju që i këputet prangat e robërisë e ferrit
Që nuk e latë atdheun të rënkonte nē zi
Popullin e çliruat nga ai tmerr i përjetshëm
Dhe na e sollët diellin e lirisë përgjithnjë
Me flamurin krahëshqiponjë me dy krerë
e dy palë sy
E krerët kryelartë që në çdo kohë vigjilojnë
Mallkimi rëntë mbi bastardët që duan të
të njollosin
Ata që janē zhytur në mëkate e ndyrësi
Të pandērgjeshëmit që thërrasin për
vëlla vrasje
Që duan tē të helmojnë me të tyrën ligësi
Populli i njeh bijtë e vet I ka provuar në trup
e shpirt
Gabohet rëndë kushdo që të jetë
Shpirti i popullit frymon e rrezaton dhe
në errësirë
Shpirti i tij fisnik me besë e trimëri qëndron
me dinjitet.Nessuna descrizione della foto disponibile.
TAKIM ME DIELLIN
L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio al chiuso
E prita diellin në një takim
Të piqesha me rrezet e tij
Sa i lartë ishte në qëndrim
Sikur më bëri një eklips
E pash terrin s’i lëkundej
Dritë e mendjes më ndriçoi
Porsi shpatë terrin e preu
E pash diellin që më ftoi
Kur njeriu prishet mendsh
Ai ngjason me errësirēn
Për t’u kthjellur s’duhet eklips
As lëkundje që të shembin
Ishte lartë me qëndrim
Në dorë më lëshoi ca rreze
Këto i ke,-tha,- si shpërblim
T’iu shpëtosh errësimeve
I dhash dorën e shtrëngova
Me njomësinē e brishtë
U gjunjëzova para tij
T’i kundërvihem vetvetes
Me çmendurinë në kokë
Ndryshe s’mund të jetosh
Lëkundjet i ke në tokë
Sa do në lartësi të ngjitesh
“””””””””””””””””””
IKIN DHE NUK KTHEHEN
Sikur nuk më duhet më libri
I kam faqet e mia të letrës
Fytyrës me rrudha thellimi
Ku shkrimi ka kopjuar jetën
Pendë e rëndë është fjala
Kur të gërvishtet në letër
Në çdo vijë e qelizë të trurit
E në çdo trokitje të zemrës
Hapet e mbyllet si leximi
Frymon e rrjedh botë e njeriut
Në çdo germë ka fjalë kuptimi
Në çdo fjalë thellohet mendimi
Sekush e ka librin e jetës
Si vijat në shuplakë të dorës
Aty dilet e hyhet brenda vetes
Si orët në matjet e kohës
Çdo gjë që e kemi të shkruar
Të tjerët na i lexojnë faqeve
Gëzime e dashuri të trishtuara
Dëshirë e dhimbje të plagëve
Si zjarr të përndezura djegin
Si hi një grusht na mbesin
Bashkë me kohën larg tretin
Ikin dhe kurrë nuk kthehen
“”””””””””””””””””””””””””
TROKET GJAKËMBËL
FAQEVE TË ZEMRËS
Kurseni fjalët kur s’ka çka të thuhet
Dihet se gjuha është prej tuli, shijon
Edhe të ëmblën dhe më të hidhurën
Tregohen dhëmbët dhe zgërdhirjet
S’kemi kohë që të presim si lypësit
Edhe pse shpata na vezullon kokës
A të qarravitemi pellgut dëshprimit
Iu duhemi fëmijëve gëzimit të jetës
Kurseni fjalët kur s’ka çka të thuhet
Dashuria është e njëjta s’përfundon
Ajo pluskon damarëve prej gëzimit
Troket gjakëmbël faqeve të zemrës
“””””””””””””””””””””””
ËSHTË KOHA
TË GJITHË TË JEMI BASHKË
L'immagine può contenere: spazio all'aperto
Atdheu nuk bashkohet me ndarje
Shqiponjat e thërrasin Skēnderbeun
E lart shumë lart valon Flamuri i Tij
Është koha të gjithë të jemi baskë
Dielli i jetës rrezaton për të gjithë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.