17.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Bukurie Binjaku

 

S’DUAM MË MUZIKË FUNEBRE!
Ju artistë, me orkestra
Që luani, pjano e kitarë,
Melodinë më do zemra,
Jo funebre, lotë e vajë.
Një virus i thonë koronë
Njerëzve po u ndal jetën,
Të lutem me shpirt o Zot,
Na shpëto Ti, me shpresë.
Artistë me pjano e kitarë
S’duroj më dot, me funebër,
Ktheje melodinë, me gaz,
Njerëzisë pak buzëqeshje.
Do thyej derën karantinës
Mikrobet hedhur, në zjarr,
Do shkoj te pema, nën hije,
Me zogjtë këngës t’ia marr.
Shtatë kontinente, kjo botë
Me kufij e gjuhë të veçanta,
Një qiell të gjithë i strehon,
Zoti dashuri, fal barabartë.
Jetën një Zot, na e fali vetë
Ati na ka, në programin e tij,
S’duam më, muzikë funebre,
Mbushni zemrat, me mirësi.
Bukurie Binjaku

. 4. 5. 2020. GREQI.

“”””””””””””””””””””””””””””
VLERËSIMIN QË TË JEP POETI…
E DËGJOJNË SI KËNGË…
DHE ZOGJTË E QIELLIT!
VARGJE DEDIKUAR…
MOTRËS SIME POETE BUKURIE BINJAKU!
(Vëlla e motër ndjehen, poetët e artë!)
Desha të të thur, një varg
Për ty dhe pse ndodhemi larg,
Mora çelesin e shpirtit tim,
Motrës me nota, në pentagram…
E larguar që kur, nga Atedheu
Frymon për rrënjët, nga vjen,
Perlë bukurie, për Memedheun,
Ku çdo varg, te ajo e gjen…
Por deti ngre, shpeshherë valë
Ajo me vargun e kthjellët ujvarë,
Mirësi nxjerr, me notat e shpirtit,
Siç dëshiron, çdo mërgimtar.
Mos u ndje, në siklet motra ime
S’dua të të dhuroj, vajë e lëndime,
Por unë poeti, për ty motra poete,
Vargje t’i dhuroj, thellë nga zemra.
Në vepër e vargun krijues
Bëre nëmin e ngrite hata,
Mallengjim që të brenë shpirtin,
Me pendën tuaj, ndërton kala,
“”””””””””””””””””””””””””””
HYJNOR NJË SHPIRT MIRËSI!
E lëshoj fjalën shpatë
Pa pasur frikë, ndrojtje,
Se del, nga shpirt i artë,
E drejta, si Diell ngrohje.
Padrejtësitë s’i toleroj
Se më dhëmb, ky shpirt,
Delikatësinë e përqafoj,
Në një i zë, fillim-mbarim.
Le të qajë, kur më lëndojnë
Se lotë shpirti, kanë vlerë,
Në det mirësie, ata pikojnë,
Qiell shpirti, kaltërsi përherë.
Kur zë flas, me Perëndinë
“Mos u mërzit,” Ajo më thotë,
Natës së errët, më fal dritë,
Me lotin tim, plagët mjekoj.
Ti që lëndon, plagos rëndë
Dhëmbjen tjetrit nuk e ndjen,
S’e vë veten, në vëndin tënd,
Quhet poet shpirti, që s’vret.
Dritë Zoti zbeh, me xhelozi
Prej Tij ikën larg i errësuar,
Është hyjnor, shpirti mirësi,
E shpërblen një Zot i bekuar.
Bukurie Binjaku
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.