Ne syte e tu “keq” u pengova,
u zhyta e humba krejtesisht,
zemres mi veshe yllesine,
trupin ma zhveshe butesisht.
As duar s’tu deshen,as edhe nje fjale
t’me lidhje kembe e duar “pameshire”,
me shikim me preke te gjithen ngadale,
me sy me dhe te pafund yllesine.
Ne syte e tu “keq” u pengova,
fuqia m’ra shkalleve te dritherimit,
u rrezova, u copetova,e prape u cova,
driten e gjeta por humba drejtimin.
Perhumbur e tera me rrembeu nje vale,
me copetoi brigjeve te pengimit,
bera te dilja, s’gjeta as fuqi, as fjale,
letra pafund i dergova shpirtit.
Shpirti rrembimthi m’i ktheu letrat,
sa shume ne adrese te zemres sime,
m’u lengezove ne palce,m’u bere varg,
ti yllesi tharmezove muzen time.
Ma preke shpirtin me ata sy,
me embel se c’mund te prekesh me duar,
m’u be jete e gjitha kjo yllesi,
ne qiellin e syve te lexova :TE DUA.
ELA ZDRAVA
26/07/2005