GJITHNJË E MË TEPËR PO SHTOHEN PLAGJIATORËT
Fenomeni i plagjiaturës ka ekzistuar edhe më herët, por sipas mendimit tim më duket se në kohën e fundit ky fenomen është shtuar dhe gjithnjë e më tepër po rritet, kështu që edhe numri i plagjiatorëve gjithnjë e më tepër po shtohet. Më ka ra rasti shumë herë të dëgjoj dhe të lexoj se plagjiaturën po e shfrytzojnë plagjiatorët më së tepërmi nëpërmjet internetit duke e marr si kopipast dhe me disa ndryshime të vogla vjedhin matrialet të cilat ju nevoiten. Ajo që është për keqardhje që edhe një numër i nxënësve që nga shkolla fillore janë mësuar tani me plagjiaturë duke marr nga interneti tema të gatshme për hartime shkollore, poezi, tregime etj. dhe ate vetëm ia ndryshojnë emrin dhe mbiemrin. Në këtë rast një përgjegjësi të madhe e mbajnë edhe arsimtarët të cilët duhet të i zbulojnë dhe të ua ndërpresin një gjë të tillë nxënësve të tyre, sepse ata ( ato) mësohen që nga shkolla fillore, vazhdojnë në ate të mesmen, në fakultete që mos të djersiten aspak për të mësuar, por mësohen të jenë plagjiatorë. Kjo dukuri do i dëmtoj vet ata( ato) që mësohen dhe bëhen të varurë nga plagjiatura. Tani në kohën e fundit kjo dukuri e plagjiaturës ka marrë një hovë të madh dhe dita- ditës po shtohet edhe më tepër. Jemi dëshmitarë të kohës që të shohim se si një numër i nxënësve të shkollave të mesme dhe studentë të fakulteteve temat e diplomës i marrin nga interneti dhe vetëm ua ndrrojnë emrin, mbiemrin dhe… Kjo dukuri nuk është vetëm tek disa nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, por zingjiri shkon edhe më gjërë duke e përdorur këtë dukuri edhe ca studenta në fakultete, ca magjistra e doktora shkencash plagjiator që e shfrytzojnë rastin e plagjiaturës për të marr tituj të ndryshëm. Plagjiatorët janë duke u shtur dhe janë bërë shumë të rrezikshëm edhe ate më të rrezikshëm se koranavirusi. Ky fenomen duhet të luftohet me të gjitha mjetet ekzistuase nga institucione përkatse që të ndërpritet sa më shpejt, sepse kjo epidemi me këtë virues do të jetë jetëgjatë dhe shumë i demshëm për vet plagjiatorët, por mbi të gjitha do të jetë shumë i dëmshëmë për shoqrinë. Plagjiaturën e kemi prezent sot edhe në letërsi ku plagjiatorët janë prezent, në këngë, etj. Unë këtë po e dëshmoj me shumë përgjegjësi se kam pasur shumë raste kur në shumë manifestime kam dëgjuar duke recituar nxënësit poezi të miat dhe të autorëve tjerë pa e përmendur fare autorin. Kam hasur të lexoj shumë shkrime që nuk publikohen në emër të autorëve që i kanë shkruar, por përvetsohen se janë të shkruara nga plagjiatori. Aq tepër janë shtuar plagjiatorët dhe vjedhin me të madhe dhe aspak nuk brengosen sa që nuk ju duket se janë duke vjedhur në një kopsht të huaj speca, domate, patate etj, por ju duket se janë duke marrur në kopshtin e tyre që nuk kanë dhënë asnjë pikë djerse për të i kultivuar.