-MËSIMDHËNËSIT SHQIPTARË PËRKUSHTIMIN ZJARR -HERONJ TË KOHËVE
-SHTËPITË SHKOLLA NË KOSOVË -VITET E 90-ta TË FUNDSHEKULLIT NJËZET.
-Në foto profesoresha Naxhije Doçi para Shtëpisë-Shkollë dhe duke mbajtur orën mësimore me nxënësit në Shtëpinë-Shkollë, në Lagjen “Kodra e Trimave-“Te Zhuzhtë”-Viti 1992-99)
Naxhije Doçi – Prishtinë
VITET E QËNDRESËS KRENARE
(Mësimdhënësve të shkollës shqipe në Kosovë-1991-1999)
Tempujt e gjallë të vetënderuarë
të Kosovës së martirizuar
gati një dekadë të fundshekullit njëzet
udhëtuan këmbë pafajsisht
me kilometra në panumërim
herë në një lagje kodrinore
e herë në tjetrën në vërri
të Prishtinës me rreze dielli
dhe vendbanimeve të tjera
nëpër tërë Kosovën,
për të startuar me kohën.

Rrahur stuhish në radhitje stinësh
buzëqeshjet në këngë shpresash
i kompononin
në shpërfillje kohësh intriguese
me damka mizorie,
vullnetet me vrulle zemre i fuqizonin,
që zbehja e diturisë
të mos zë vend ndër breza
mbi dheun arbëror
me ngrohtësi dashurie.
Në ta shkëlqente ndjenja
e krenarisë sypishë,
vetëdijesimi rrënjësor me dashuri e zemër
për përlindje nga frymimi ynë i ngulfatur
hirësuar legjendash hyjnore,
me gjuhë pirgjesh të lashta
dhe me emër.

Kurrë nuk u dorëzuan
as kurrë nuk hezituan
edhe pse me vuajtje e skamje
e me torturimie të përditshme
ushtaro-policësh serbë
u ballafaquan.
Në kacafytje me terrin
lirinë e shenjtë kërkuan
dhe me peshën
e përgjegjësisë së palëkundur
e dhanë betimin
Kosovës për t’ia mbajtur
drejtëpeshimin.
Poezi nga libri “Kohë flakadanësh të lirisë”-Naxhije Doçi-Prishtinë