13.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Luan Kalana-Florida SHBA

JANINA – QYTET SHQIPTAR,

DËSHMI E GJALLË  HISTORIKE-SHKENCORE

     Me ngacmoi kujtimet fotoja e derguar nga poetja Iskra Thomai,me te pavdekshmin ,te madhin studjuesin e Folklorit Shqiptar ,labin e aposionuar Fatos Merro Rrapaj ,me te cilin beme disa ekspedita gjuhesore-folklorike ,ne fshatrat kufitare me Greqine te Devollit ,per te germuar e mbledhur folklorin dhe fjalet e vjetra te shqipes,nga banoret e ish  fshatrave shqiptare,26 deri 38,te mbetura ne teritorin e shtetit Grek,pas copetimit te Shqiperise nga Fuqite e Medha  dhe aneksimit te shteve Fqinje Serbise dhe Greqisene vitet 1913 dhe 1926.

      Kjo treve autoktone shqiptare,gati gjysma e Devollit te sotem,te quajtur Devolli i Siperm,toponim qe ruhet e sot,,me qender administrative qytetin Kostur (Castoria) e deri ne qytetin e Follorines,me grumbullimin e deshmive te gjalla  nga ish banoret e asaj zone shqiptare te mbetura ne fshatrat e sotem te Devollit,te regjistruara ne magnetofon ,ne perfocuam tezen e nje deshmie dokumetare te gjalle te vertete te madhe historike mbare kombetare ,se nje “Cameri e vogel,Devolli i Siperm” ne teritorin e shtetit Grek,packa se banoret,shqiptaret  i shperngulen ne ishujt grek te Egjes e sollen ketej banoret  e atjeshem.

   Duke regulluar dhe evidentuar regjistrimiet me magnetofon,me shenimet perkatese dorehkrime,Mamaja ime nderhyn papritur dhe befasoi Fatosin.

-E di ,z.Fatos ,qe Nenai im rahmet paste,ishte nga Janina.

-Dale dale zonja Hysnije- ,nderhyn studjuesi e ndepret punen duke degjuar folsen,me thote mua

-Ore Luan ,po ne e paskemi gjahun ne shtepi,dhe kerkojme gjurmet andej kendej.

 Mamaja ime leskoviqare  sot 91-vjeçare tek motra ne Elbasan, refente  me një kujtesë për t’u admiruar.

      Ajo mban mend fare mirë nënën e saj. “Fetije e quanin, ishte nga Janina, nga një familje tregtare çame, martuar me gjyshin tim nga Leskoviku, me vreshtarin tregtar,Nevrus Guda, i cili bënte tregëti në Janinë.” Fetija ishte një grua kapedane, trimëreshë, trupmadhe dhe bukuroshe. Ajo ishte vajza e vetme e tre vëllezërve, tregëtarë të dëgjuar të një familjeje të nderuar në qytet. Punonte si burrë, – kujton mamaja, – në vreshtë e në shtëpi, amvisë nikoqire e rrallë, të tëra punët, si brenda e jashtë. Ajo e ndihmonte shumë gjyshin i cili ishte një vreshtar dhe specialist në zierjen e rakisë dhe përgatitjen e verës. U lindën tre vajza, mamaja ime ishte më e madhja. Fatkeqësisht, vdiq para kohe, gjatë nje  lindje  duke lënë jetime tre vajz dhe djalin e vogel,për të cilin u kujdes ajo, mamaja ime si vajza me memadhe. Pastaj gjyshi u martua prap me një grua të fisme nga Radati i Leskovikut, me tete Selimenë, siç e thërrisnin nipërit, e cila u kujdes për fëmijët jetimë njësoj si të ishin fëmijët e barkut të saj. Kur vdiq Fetija, e moren vëllezërit e saj dhe e mbuluan në Janinë. Gjyshit i mbeti peng. Kushedi sa herë më merrte babai, – kujton mamaja, – dhe shkonim te varri i saj,te varezat e shqiptarve,poshte kalase te Pashait(Aili PasheTepelens),me vone i zhduken ato vareza ,bashke me banoret shqipatre qe i shperngulen. Babai qante fshehurazi meje si fëmijë. Janina është në breg të liqenit, në kodër është kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Aty poshtë ishin varret. Mamaja sjell ndërmend shtëpinë e vëllezërve të saj, në mes të qytetit, shtëpi trikatëshe ndërtuar me gurë. Kur shkuam në Greqi, në qytetin ish-shqiptar të Kosturit, kisha në plan të shkoja Janinë te varri i gjyshes sime, por nuk u realizua.

     Nuk shkoi gjatë dhe qeveria greke i shpërnguli familjet shqiptare nga Janina në Anadoll të Turqisë, për më tepër vëllazërinë që mbante llagapin Çami e që më pas nuk do të figuronte më si mbiemër. Pas çlirimit, gjyshi mori nja tre shokë të besës dhe kaluan kufirin për të nxjerrë eshtrat e gruas së tij. Edhe varret i kishin rrafshuar grekët, kështu që nuk gjetën as nam e as nishan. Pas vdekjes së gjyshit, në demokraci, shkoi një nga dajat me mbesën në Turqi për të gjetur familjen e nënë Fetijes. Pas shumë peripecive mundën të kontaktojnë me disa nipa të saj, por të ftohtë e të turqizuar. Mamaja kujton me mall e nostalgji tete Selimenë (me vjen rëndë ta quaj njerkë), se ato e quanin nënë. Por nënën e saj Fetije, gruan çame të Janinës, e ka pikë në zemër. Unë e ngacmoj shpesh e i them të më tregojë për nënë Fetijen. Ajo tregon me nostalgji, pastaj fillon e qan…

  Ja keshtu ,me te madhin Fatos Merro Rrapaj ,mblodhen ,evidentuam dhe i derguam keto deshmi te gjalla dokumtare gjuhesore dhe folklorike ne Institurine e Folklori dhe te Gjuhesise,me titull -”Nje Cameri e vogel ,ne Devolline Siperm”-F.M.R, bashke me studimin historiko -gjuehsor “Fjalet e shprehjet e ralla te vjetra te gjuhes Shqipe,ne treven e Devollit,Shqiperi” -L.K.(rreth 1200,te pastruara nga huazimet sllave-bullgare dhe turqizmat),te cilat me shkurtime te permbeledhura  i kam botuar ne Librat e mij.

   Por ,nje fatkeqesi e madhe Kombetare ,ato u zhduken pa lene gjurme,me prishjen e ketyre Institucioneve  dhe arkivave dokumentare, kasetat dhe doreshkrimet tona dokumentare te gjalla,thesare te cmuara me vlera folklorike-historike kombetare.

        @ Luan Kalana-Florida SHBA

ish Mesuses i Gjuhes Shqipe dhe i Letersise Devoll

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.