5.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Barie Çupi

GËNJEJ VETEN…L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano

Për të jetuar natën time
ndjenjat e mia i pikturoj në letër,
të buta, të vërteta,të trishta,
zhbiruese të shpirtit,
gjithçka në kuptim tjetër..
Dhe thjesht rastësisht,
kaloj në stacionin ku ciket flaka,
ajo që digjet ëmbëlsisht…
e që nuk shkurton rrugë,
por gjallohet në ind.
Vrapoj në ëndrra si shushunjë,
e vdes ngadalë,
kukuris në frikë.
Ngatërrohem në trungje fjalësh,
lëndimesh,
një shuplakë jete më heq mendimin euforik.
e dëfrehem pa penguar në vargun poetik.
Rëndis gërma me zë të lartë
shpërthej heshtjen e mbledhur,
si gurgullimë përroi në gjoks,
dhimbja kapërcen murin e parë..
pastaj të fundit ofshamë e ngurtësoj në “mos”.
Gënjej veten,
kur më mund vetmia,
zbrazdësia më fundos…
fryma më ndalet,
lotohem dhe sërish përkëdhelem,
të ndiesh mall nuk është paradoks,
të kontrollosh stinët e jetës
e veten të sundosh,
është si me portë hapur,
e me fener ndezur natën ta jetosh.
“””””””””””””””””””””””””””””

THUAMË O YLL…L'immagine può contenere: 1 persona

Thuamë o yll,
s’të ngarkohen rrezet rëndë,
rëndë nga ngjyrat e ëndrrave,
ngjyra të një gjaku të çlirët,
ndezur nga nuancat e ylberit,
i argjendtë në kuvertën e shpirtit,
i ndritshëm,i etshëm si hëna në mes të territ.
Thuamë o ylli im,
qielli ndriçon ,ndriçon prej bukurisë tënde ,
dhe ngushëllon natën time,
je larg, i pafundm, por rrin i ndezur,
zemra ime fluturon,rrëshqet mbi hapësira,
vjen nga toka e përgjumur ty për të prekur.
Thuamë o ylli zemër,
më merr kështu trishtueshëm siç jam,
e zhytur në aromat e pendimeve,
pa buzëqeshje, pa gëzim,
për ty do jem paturpshëm,
për ty e denjë gjer në ashtin e thellësive.
Thuamë o ylli parajsë,
ciklat e dritës tënde,
u kthyen në violinë,në këngë,
në trëndafila,në buzë, në melodi,
zgjate sërish rrezen dhe eja,
eja një natë të pimë,
të jetojmë pak çaste,të dehemi në dashuri.
“”””””””””””””””””””””””””””

PEMËT E JETËS.

L'immagine può contenere: 1 persona
Rrinë heshtur pemët si statuja të zbehta,
përtokë u bie petku ,petalet humbin ngjyrën,
kur shiu zbret shkallët,reve të mermerta,
një furi e ftohtë,i ngrin këmishën natyrës.
Pemët e jetës si statuja të gjelbërta,
i shkundin dhunshëm e sërish qëndrojnë,
trembur nga egoja,pa aromë qesh jeta,
ua vyshkin kurorën,pastaj i përçmojnë.
Nata e trallisur imiton errët botën,
frymojnë pistilat, vazhdimësinë kërkojnë,
lëkunden e dridhen kur njihen me kohën,
nuk shemben nga dega, por diellin kërkojnë.
Mos ua këputni rrezen në ua doni frutin,
mos ua trembni zogjtë,aty fole ndërtuan,
vetëdijen e durimin po na i merr lumi,
hapësirat e zbrazta, do ju mbesin ndër duar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.