“Mbetçë more shokë mbetshë
Përtej urës se Qabesë…”
Dy vargje që thonë gjithçka!
Dy vargje që tregojnë se ne shqiptarët iu ngjajmë popujve që lëvizin, jo tamam endacake, por që kemi emigruar e migruar …që kemi qenë përherë në lëvizje.
Jemi popull që si në të mirë e në të keq, në fatkeqësi të mëdha, por edhe nga gëzimi i tepert: ikim, ja mbathim, rrëshkasim “prishim dasmen”, përmbysim kupën siç thonë prezianët.
Sa zbulime ka bërë njeriu, po troket në galaktikë, po si nuk e shpiku vallë një mjet që lumturinë ta ndalë të ikë..
Edhe citimi:”Pertej urës, tregon pasigurinë tonë: A do ktheheshim gjalle nga rruga?!
Janë edhe disa sjellje (maniera), qe etnografia jonë i pershkruan shprehimisht me anë të sjelljeve në shumë treva, për këtë po citoj disa shprehje popullore, të dala nga zakonet:” Nata është e huaja,, Rrugës nuk i dihet, Ikja dihet ardhja s’dihet,, etj.
Një tjetër zakon është që femrat (amvisat) shqiptare kryesisht nuk e lejnë kurrë shtëpinë e parregulluar kur marrin rrugën për diku..
E njëjta gjë edhe për atë që thashë më sipër:
A do ktheheshin gjallë nga emigrimi?
Përtej urës së Qabesë: pra, kah lindja, drejtuar shpesh drejt lindjes.
Edhe Shqiptarët e parë që janë larguar për në Francë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes e Kanada ( kryesisht qytetarë nga Shkodra, Korça me rrethinat, Përmeti, Gjirokastra, Struga etj.),janë nisur nga Ish- Maqedonia me rruge të gjatë.
Eh, sigurisht kanë qenë njerëz me vizion dhe të fortë psiqikisht e fizikisht ato që kanë mbërritur me”ça” mbas shumë vështirësive atje ku kanë vajtur e janë zhvendosur.
Perveç ndonjë: Zef Serembe e Filip Shiroke,të cilët kanë qenë vërtet njerëz aventurierë e modernë.. madje për këtë të fundit thuhet: e ka ndjekur der në Argjentinë-të dashurën (fenomene të papranuara nga realiteti i atyre viteve), i papranuar jo veç në Shqipëri por edhe në ballkan.
Dhe në të vërtetë ai ka qenë emigracion apo mall “I nxehtë“ , “i zjarrtë“, “i flaktë “,,, njerëzit që prisnin zogjtë, lemzën, ndonjë“vaporr “, “lajms rastesor “, apo vetëm shpresën të merrnin lajme e letra për të afërmit e tyre.
Nëna që bëheshin merak me vite se ku i kishin fëmijët dhe nuk dinin asgjë, nuse që i prisnin ndershmërisht burrat me vite e dekada..
Nuk eshte emigracion ky me folë tri herë në ditë në Skype!
Emigracion të vërtetë kanë përjetuar brezat para nesh, sot kjo botë post -moderne është tamam si shprehja e rëndomtë që na dëgjojnë veshët çdo ditë: ”Të gjithë pra, jemi futur në një rreth vicioz pafund e pakrye, ku besimi dhe dashuria është e lodhshme, ku mungesa e vëmendjes na shkakton përnjëherë rrezik potencial dhe që të gjithë jemi gjithçka dhe asgjë, për çdo ditë në fije të perit “..
Kush mund ta thyejë këtë?
Veç dashuria pa kushte, për veten e përpos kësaj për çdokënd që kalon në rrugëtimin tonë e qëndron..
Nuk e di pse për fund më vijnë ndërmend vetëm vargjet e një kënge të vjeter:
“ Ti o det o uj i njelmet
Si gjithmon u gjindke plot
Shumë kërkova fundin s’ta gjeta
Ku do t’jet marimi jot,,
Besoj se hapësira ujore, qoftë detare apo ajo oqeanike ngjan tepër me shpirtin tonë!
E deteve dhe oqeaneve vetëm ama jo e “shpirtliqenorëve “, sepse liqeni është ujë i ndjenjur që s’lëviz , as merr as jep, njësoj si një njeri që s’përpiqet të përmirësohet!
E.B