13.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Agron Mema

 Një vajzë

një vajzë në fshat
më mori inat
s’më foli me gojë
një ditë e një natë

kur mbushte ujë në krua
më marrosi fare mua
iu afrova pa u ndier
i preka leshrat e verdhë

hodhi gërshetat mbi supe
me një dorë me shtyti tutje
mu drodh zëmra desh e rash
çbënë kështu vajzë i thash

të dua aq shumë
por si drita e syrit
do të ndiek nga pas
si korbi bilbilin

ajo se ktheu kokën
më shumë e shtoj hapin
zbutet pak ti zëmrën
mos e mba inatin

më more më qafë
me nazet e tua
më thuaj të dua
mos më lërë të vuaj

ajo buzëqeshi
duartë i shternguam
shumë dhe unë të dua
dhe u përqafuam.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.