10.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Shpresa Dhima

TRISHTIMI I POETIT..
Mbi fletën e bardhë
Nis e shkruan..
Pena e Poetit
Vargje që ëmbëlsisht ,rjedhin
Pa fundë, e pa dimisjon
Rjedhin si ujrat në ujvara
E zbresin ,katarakteve
Lulëzojnë ndër livadhe
Përshëndesin Diellin,
Rrezet e tijë të arta
Puthen me yjet
Duke fjetur, shtratit të Hënës
Mes rrebesheve të kohës
Mes shirave të Vjeshtës
E ngjyrës grizh të saj
Ti japin nuancat e jetës
Mes dallgëve të detit
Lundrojnë mbi varkën e shpëtimit
Dhe mes valëve lodrojnë
Si Vajza e Valëve!
Buzëqeshja e Poetit
Ngjason me rrezet e Diellit
Sytë e tijë çelin,..
Lule e Margaritar
Shpërthimi i Poetit
Është një uragan..
Më i fortë ,se çdo vullkan
Ai nuk shkatërron,
Në shpirtëra sfilitur depërton
Zëmrat ëmbël ledhaton,..
Mes këngësh, agimet i zgjon
Mes muzës e vargut ,papritur
Zëmra , zëmrën i fletë,
Mos lëndoni zëmrën e Poetit
Mes vargjeve të fluturoj i lirë
Ashtu si veç ai di të fluturoj
Mes vargjeve …
Shpresa – Zgjon – Shpresën,
Mijra zogjë aty ngrenë Folen!!! .
shpresa dhima@@
6/5/ 2020.
“””””””””””””””””””
Un Jam Poete…,Jetoj Jashtë
Politike…,Por Jo, Jashtë..
Historis Së Atdheut Tim. Në Postimet
Që Bëra Për 5 Majin…Ditën e Dëshmorëve,
Në Komente Persona të Paformuar kan Përdorur Fjalë Ofenduse …Nuk MË Bën
Gjë Mua Se Thjesht Prezantuan Veten!
Nga Unë Si Përgjigje Morën BLLOK.
Si Përgjigje Vjenë Dhe Kjo Poezi!
Ditë Të Bukur Ju Uroj!!!
ËSHTË E JONA SHQIPËRIA!
Mijëra herë të shkruhet
Miliona shkronjave do mbetet
Heshtjes, që dhëmb duke klithur
Historia flet, Historia shkruhet..
Mijëra vite jeta, kësaj toke
Triliarda pena, shkruan s’ shterin
600 vjet më parë ,erdhi dhe kësaj dite
Tingujt e këngës, ” E Bukura Morenë,,
Në vite e mote fortë ushtoi
Mes suferinës, e shqotave
Me zërin e trimave u bashkua
Ej,– Kush e vrau ,kush e vrau , Esat Pashanë,
E një zë ushtoi ndër male
Çerçiz Topulli më thonë!!
“Që nga dita që jam lerë,
kurr s’jam shitur, kurr s’jam blerë,,
Ti Shqipja ime sert i papërkulur historis
Ty Nënë e At ,s’të shuajtën dot pushtuesit e kohës,
Ti Mbretëresha bukuroshe, bekuar Perëndis
Mbete shkëmbi, mbete kreshpa lart dëborës
Dhe sot vlon gjaku në deje
Bashkohet me ujërat në dete
Gjëmon në lugje e shpate
Mblidhet gjoksit tënd, Vermosh ,e Konispol
Shqipja me dy krena ,vuan ,lëngon
Marigo moj trime, ngrihu e shëroje
Këtë Shqipe mali ,me dorë e qëndise
Ismail Qemali, në Vlorë ta ngrinte!!
Sa historianë ,pa nder, e të shitur
Historin e shtrëmbëruan, e bën politik
Ndaj zgjohu ,o, Popull ,e vetëm thir
“Liri, Drejtësi, Liri ,,
30 Vjet që dergjesh, e mjera Shqipëri
Bijtë e tu të etur ,për pasuri e pronë
Me emrin demokraci, popullin gjunjëzuan
Ty Shqipe, në zëmër të lënduan
Po , eshtra ime kombëtare ,është Shqipëria
Është e madhe ,e pa anë, e pa matë
Nis Preshevës, qafon Shkupin, përfundon te Çamëria
E puth Shqipja me dy krena, qiellit lartë
Dhe një zë më vëngon, nga gjumi ju zgjon
Ngrihuni e bjeruni këtyre politikanëve mjeran
Shkrimtar, Poet, Historianë, penat ti bashkojm
“ËSHTË E JONA SHQIPËRIA,,
“””””””””””””””””””””
DASHURIA E NËNËS.

Mijra vite jeta, kësaj toke
Triliarda pena, s’ shterin
Emri, shpirti, gjaku jotë Nënoke
Ne ,na jep mundësin të shohim yjet, diellin

Unë s’jam poete, por, edhe të jem
Kush mundet vallë ,të mbuloj tëndin shpirt
Unë kamë tëndin gjak ,tëndin gen
Nga drita e syrit tëndë ,shikoj përdit

Viteve të jetës ,tashmë rritur
Çdo ndjesi të bukur ndjeva ,preka
Tëra dashurit ,shpirtit i mblodha
Por si dashuria jote, jo, s’gjeta

E kërkova lugjesh, malesh në ujvara
E kërkova luginash, pllajesh zëna
Tokës ,ugarit ku rritet fara
Më thanë : këtë dashuri e jepë ,Veçse Nëna

E kërkova ngjyrës së ylberit
Në gjunjë thira : Zoti dëgjon
Ja kërkova qiellit, yllit, diellit
Zoti foli : Dashuria e Nënës nuk ngjason

Për ty Nënokja ime, nga shpirti im dolën këto vargje, malli që më pushton të shohë ,të ndjej dorën tënde kur më ledhaton e më thua Bija ime tu bë një jetë larguar…Të dua Nënoke je pjes e zëmrës dhe shpirtit tim, ndaj për ty pena ime s’do shter kurr!! Gëzuar 8 Marsin Nënoke!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.