==Portretin e femres vetë Zoti e ka shkruar !==
=================================
Prej kohesh që i ri kam dasht të shkruaj
Femres, hyjnores në tokë ti bëj një portret
Dhe sot e kësaj dite s’e shkruaj se druaj
Portretin më të bukur ia ka bërë Zoti vetë !
Shkruaj e prish fjalë , rreshta dhe figura
Emra lulesh në lëndinë livadhe e bregore
E vetmja gjë që i ngjet asaj është natyra
Ndaj Zoti e skaliti atë me figura hyjnore!
Fytyra e saj si i kthjellti qiell
Balli i saj si horizont në det
Sytë e sajë dritë bëjnë si diell
Shtati i saj i bukur si kometë!
Siper syve vetullat vetëtimë harkuar
Si dy gjysëm hëna që ndriçojnë naten
Buzet e saj me ngjyra ylberi lulëzuar
Që ylberojnë se largojnë shterngaten!
Flokët e saj si ato retë flurore
A si shtllungë verdhë a lule dardhe
Fytyres saj i japin shkelqim kurore
Herë si arushë e vogel a si ajo e madhe!
Faqet e saj si mengjesi i ndezur
A si lëndinë a baçe e lulëzuar
Si një trendafil i kuq me petale hapur
Aromë lule vjollce mëngjesit vesuar!
Gusha e saj si një liman i hapur
Që pret yjet të vijnë e pushojnë
Të nisin lundrimin oqeanin per të kaluar
E të kthehen prap e aty të qendrojnë!
Gjoksi i saj me ar i praruar
Si dy yje mëngjesi që ndezin dritë
Si dy ëngjej bashkë të mbuluar
Se po u zbuluan bubullin e vetëtinë!
Barku i sajë si një oaz tek retë
I vetmi vend në botë ku lind jeta
Me ujë të bekuar Zoti e ka larë vetë
Aty ku dikur lindi Adami dhe Eva!
Ndaj Zoti i dha formë si një kometë
Shtati i saj i gjatë si flakada i pashuar
Me këmbët në tokë e koken lart te retë
Që vehten e shuan veç ne me na gezuar!
Diten na ndrit e ngroh si vetë dielli
Naten te koka na bën roje si hëna
Me shpirtin e sajë të madh sa qielli
Herë si bijë, moter, grua a si nëna!
Ashtu si qielli që është i pafund,i pamatë
Dhe femra me hire pafund e zbukuruar
Ajo si yll rri ndezur e digjet ditë e natë
Veç jeten tonë me e ndrit e hijeshuar !
Ja pra kur të më lexoni mos më shani
S’është portreti im veç fjalët kam rreshtuar
Ju kam thënë që në fillim e mos e harroni
Portretin e femres si Zoti askush s’e ka shkruar!
Mëhill Marku
Shëngjin: 07.05.2020 09:44